Lifestyle

Këto janë tre pyetjet që duhet t’i bëni partnerit përpara se të martoheni

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 04 August 2017

Disa njerëz të cilët martohen edhe pse kanë shumë pak kohë që njihen shprehen se ndonjëherë thjesht ndodh.

Por shprehja “dashuria nuk mjafton”, është ajo e cila del në pah më vonë.

Ekspertët shprehen se për të pasur një martesë të fortë, fillimisht duhet të bini dakort për tre gjër me partnerin respektiv.

-Advertisement-

Fillimisht duhet të bini dakort për fëmijët.

Nëse i dëshironi apo jo dhe se kur i dëshironi.

Është shumë e rëndësishme që të dakortësoheni në këtë pjesë pasi më vonë mund të kthehet në një problem shumë serioz.

Prioritetet financiare janë një tjetër temë e cila duhet qartësuar.

Duhet të jeni në një mendje për mënyrën se si do i shpenzoni lekët.

Në periudhën e mjaltit ndoshta nuk vihet re kjo çështje, sepse jeni shumë të zënë duke i bërë qejfin njëri-tjetrit, por pasi përfundon magjia do të përballeni me një problem shumë të madh.

Karriera është një tjetër faktor i cili duhet diskutuar.

Sa kohë kaloni në punë, çfarë prioriteti ka për ju dhe gjëra si këto duhet të diskutohen përpara hapit të madh.

Nëse nuk i diskutoni, mund të rezultojë pas martese që shumë gjëra tuajat nuk përputhen dhe kjo mund t’ju pengojë lumturinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera