Sport

Këto janë tetë ekipet që kanë siguruar Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 25 April 2018

Do të startojë më 26 qershor, dhe do të kulminojë me finalen në Wanda Metropolitano Stadium më 1 qershor 2019. Bëhet fjalë për edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, derisa tani pjesëmarrjen e kanë siguruar tetë skuadra.

Edicioni 2018-2019 i Ligës së Kampionëve, finalja e të cilit do të zhvillohet në stadiumin ‘Wanda Metrpolitano’ më 1 qershor të vitit të ardhshëm, do të fillojë më 26 qershor të këtij viti me rundin preeliminar ku katër klube do të marrin pjesë.

Pas këtij rundi, në kualifikimet për fazën e grupeve do të jenë tri runde, të cilat do të përfundojnë më 29 gusht.

-Advertisement-

Faza e grupeve do të fillojë më 18 shtator. 26 ekipe do të jenë të kualifikuara, duke përfshirë kampionin e këtij viti dhe fituesin e Europa League, si dhe 6 tjera që do të kualifikohen në rundin kualifikues.

Përfunduesit në top 4 të Spanjës, Gjermanisë, Anglisë dhe Italisë – top 4-shja në rankingun e UEFA-s – së bashku me top dyshen e Francës dhe Rusisë – dhe kampionëtt e Portugalisë, Ukrainës, Belgjikës dhe Turqisë – do të kenë një vend të sigurt.

Ekipet që deri tani kanë siguruar kualifikimin për edicionin e Ligës së Kampionëve, janë: Barcelona, Ateltico Madridi, Real Madridi, Bayern Munich, Manchester City, Juventus, Napoli dhe Paris Saint-Germain.

Kalendari i Ligës së Kampionëve për edicionin 2018-2019:

26 qershor: Gjysmëfinalet e rundit preeliminar
29 qershor: Finalja e rundit preeliminar
10/11 korrik: Rundi i parë kualifikues
17/17 korrik: Rundi i parë kualifikues
24/25 korrik: Rundi i dytë kualifikues
31 korrik/1 gusht: Rundi i dytë kualifikues
7/8 gusht: Rundi i tretë kualifikues
14 gusht: Rundi i tretë kualifikues
21/22 gusht: Ndeshjet kualifikuese për grupe
28/29 gusht: Ndeshjet kualifikuese për grupe

Faza e grupeve

Group stage
18/19 shtator: Dita e parë
2/3 tetor: Dita e dytë
23/24 tetor: Dita e tretë
6/7 nëntor: Dita e katërt
27/28 nëntor: Dita e pestë
11/12 dhjetor: Dita e gjashtë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera