Lajme

Këto janë temperaturat për sot dhe nesër

Autori: Gazeta inFokus 09:19 | 11 January 2020

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët do të mbajë të shtunën dhe të dielën në Kosovës.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas institutit, vranësirat më të theksuara paraqiten ditën e shtune.

-Advertisement-

“Në mëngjes do të ketë ngrica dhe mjegull të lehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. Reshje shiu nuk parashihet të ketë, përpos riga të dobëta dhe të izoluara në disa pjesë të vendit, kryesisht në jug dhe juglindje. Bazuar në këtë situatë meteorologjike ditën e premte cilësia e ajrit do të jetë në vlerat e pashëndetshme, derisa të shtunën pritet përmirësim i vogël”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera