Këto janë të gjitha vendimet që miratuan në mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus
08:23 | 08 December 2022
Qeveria e Kosovës mbrëmë ka mbajtur mbledhje elektronike, mbledhja e 111-të me radhë.
Në këtë mbledhje janë miratuar disa vendime.
Në këtë mbledhje është miratuar nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2023.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Kosova përfiton 75 milionë euro për tejkalim të krizës aktuale energjetike.
Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e djeshme të Qeverisë:
-Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së ‘’Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat’’. Programi që njihet me shkurtesën në gjuhën angleze CERV, është vazhdimësi e programit të mëparshëm “Evropa për qytetarët”. Ky program synon mbështetjen dhe zhvillimin e shoqërisë së hapur, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse të bazuara në të drejta demokratike dhe në shtetin e së drejtës.
-Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2023. Bashkimi Evropian është zotuar se do të ndihmojë vendet e rajonit me një pako për energjinë në funksion të tejkalimit të krizës aktuale energjetike. Në këtë kuadër për Kosovën janë zotuar 75 milionë euro për përkrahje të drejtpërdrejtë buxhetore në kuadër të programit vjetor IPA 2023.
-Ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 10/109 të datës 23 nëntor 2022 me të cilin është miratuar analiza juridike për vlerësimin e bazës ligjore të akteve nënligjore të nxjerra nga Qeveria.

Të tjera
-
Komandanti i ushtrisë së Iranit paralajmëron përgjigje të fortë ndaj SHBA-së
Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Iranit tha se do të ketë një “përgjig...
-
Katër raste dhune në familje brenda një dite në Prishtinë dhe Lipjan
Prishtina dhe Lipjani janë përballur me katër raste të dhunës në familje gjat...
-
Gjendet pa shenja jete një burrë në Drenas, nisin hetimet
Një burrë është gjetur pa shenja jete në Drenas. Sipas policisë, në vendin...
-
ShBA-ja kërkon nga Kina që t’ia parandalojë Iranit mbylljen e Ngushticës së Hormuzit
Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, i ka bërë thirrje Kinës që t’ia p...
-
“Duhet të ndëshkohet…”- Lideri suprem i Iranit thyen heshtjen pas sulmeve amerikane
Ajatollah Ali Khamenei ka bërë deklaratën e tij të parë që kur Amerika bombar...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, 1782 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1782 gjoba në trafik. ...
-
Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran, pas bombardimeve amerikane
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lënë të kupt...
-
Pamje të tmerrshme: Blloku i termocentralit ‘Kosova A’ u lëshua pa filtra të ajrit, tym i zi në Obiliq
Pamjet e sotme nga një bllok i termocentralit “Kosova A” tregon se dicka nuk ...
-
Tragjedi në Ferizaj, vdes 4-vjeçari pasi u godit nga vetura në oborrin e shtëpisë
Një fëmijë rreth katërvjeçar ka vdekur tragjikisht në Ferizaj. Zëdhënësi i...
-
NATO bie dakord për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, Spanja thotë se heq dorë nga ky objektiv
Anëtarët e NATO-s ranë dakord të dielën për një rritje të madhe të objektivit...
-
Diplomati kryesor i Iranit mbërrin në Moskë për t’u konsultuar me Putinin pas sulmeve të ShBA-së
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka mbërritur të dielën në Moskë p...
-
Starmer dhe Trump bien dakord që Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti i ShBA-së...