Lajme

Këto janë të gjitha komunat ku Vetëvendosje i dërrmoi partitë tjera

Autori: Halil Berisha 00:57 | 07 October 2019

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2019, Lëvizja Vetëvnedosje ka marrë besimin e qytetarëve, për të udhëhequr me vendin, në një shtrirje thuajse në të gjitha komunat e Kosovës.

Kjo, ani se shumë afër saj, në nivel vendi, qëndron edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mirëpo, ajo çka i bën këto zgjedhje më interesant, është se Vetëvendosje, ka shënuar fitore në shumë komuna, përfshi edhe ato që janë llogaritur si bastione të partive tjera, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Kështu, në Prishtinë, të cilën e udhëheq Shpend Ahmeti, ish-anëtar i Vetëvendosjes, kjo parti ka dalur e para me 37% të votave dhe 5% më shumë se partia e dytë, LDK.

Bindshëm, Vetëvnedosje prinë edhe në Prizren, ku ka 27% e ndjekur nga PDK si parti e dytë me 21% të votave.

E fitorën më bindëse Vetëvendosje e ka shënuar në komunën që udhëhiqet nga PDK-ja e Agim Aliut. Në Ferizaj, Vetëvendosje ka dërrmuar Partinë e Kadri Veselit, duke shënuar një rritje në 34.31%, ose me një diferencë për 10% më shumë se PDK e LDK.

Vetëvnedosje ka fituar edhe qytetin e Vushtrrisë, duke prirë me 33.37% dhe e ndjekur nga PDK me 28.76%

Partia e Albin Kurtit, ka fituar edhe Gjilanin e Lutfi Hazirit, në të cilën ka marrë afër 40% të votave, ndërsa edhe në Kaçanik ka 34.56% të votave.

E para është edhe në Han të Elezit, ku qytetarët fuqishëm i dhanë besimin Albin Kurtit, duke e votuar 36.62% e ndjekur nga PDK me 29.57.

Vetëvendosje prinë edhe në Kaçanik me 34.56% të votave dhe në Kamenicë, ku ka marrë 29.72% e ndjekur nga LDK me 21.28%.

Ndërsa, edhë në komunën e udhëhequr nga AAK, në Obiliq, VV prinë me 24.59% të votave, derisa PDK e AAK janë në garë të barabartë me më pak se 19% të votave.

E e dyta Vetëvendosje është në Mitrovicë me 33.64% të votave, derisa prinë PDK me 34.4.

Garë e fortë është bërë edhe në bastionin e LDK-së, në Fushë Kosovë, ku kjo e fundit ka 29.8% të votave, ndërsa Vetëvendosje është me 29.31%./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera