Sport

Këto janë të ardhurat enorme që Real Madridi kishte në sezonin 2016/2017

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 15 September 2017

Më 1 tetor, Real Madrid do të mbajë takimin e zakonshëm të anëtarëve të përgjithshëm, ku do të paraqiten llogaritë e klubit për miratim.

Sipas informacioneve të ofruara në faqen e tyre të internetit, Real Madridi mbylli sezonin 2016-2017 me të ardhura rekord prej 674.6 milionë euro ( 8.8% më shumë se në të mëparshmin ) , pa llogaritur në to fitimet kapitale nga transferimet e lojtarëve. Fitimet pas tatimeve arritin në 21.4 milionë euro.

Gjithashtu, siç raportohet nga klubi në faqen e tyre, buxheti i Real Madridit për sezonin parasheh që të ardhurat për 2017-2018 do të rriten me 2.33 % në 690.3 milionë euro dhe parashikon një fitim para tatimeve prej 48.6 milionë euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera