Sport

Këto janë super ndeshjet e sotme në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 21 October 2020

Sot luhen tri ndeshje mjaft interesante në Superligë, në kuadër të javës së shtatë, shkruan Gazeta inFokus.

Dueli më Ballkanit dhe Dritës pritet të jetë spektakli i ditës.

Klubi nga Suhareka gjendet në pozitën e parë në tabelë, me gjithsej pesë fitore dhe një barazim në gjashtë takime të zhvilluara deri më tani.

-Advertisement-

Në anën tjetër, kampionia në fuqi, Drita, ka zhvilluar vetëm katër ndeshje deri tani, tri prej të cilave i ka fituar dhe një e ka barazuar.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu renditet e treta në tabelë, me 10 pikë të grumbulluara.

Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Feronikelit dhe Prishtinës.

Ekipi nga Drenasi nuk e ka nisur aq mirë këtë sezon, pasi në gjashtë xhiro ka arritur të arkëtoj vetëm gjashtë pikë, duke zenë pozitën e 9-të në tabelë.

Kurse, kryeqytetasit janë në vendin e 5-të me 8 pikë.

Ballafaqimi i tretë është ai mes Gjilanit dhe Trepçës ’89. Gjilanasit aktualisht pozicionohen në vendin e 4-të me 9 pikë, kurse mitrovicasit në pozitën e 7-të me 7 pikë.

Të gjitha sfidat luhen sot me fillim nga ora 14:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera