Lajme

Këto janë stuhitë më vdekjeprurëse në histori të njerëzimit

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 18 May 2017

Organizata Meteorologjike Botërore i ka identifikuar katër stuhitë me vdekjeprurëse në histori të njerëzimit.

Derisa bota po ngrohet çdo herë e më shumë për shkak të ndryshimit klimatik, ngjarjet e motit ekstrem parashikohet se do të bëhen edhe më të rrezikshme për shkak të sasisë së madhe të energjisë shtesë që po i shtohet atmosferës, transmeton Express.

Tash, për herë të parë, Organizata Meteorologjike Botërore i ka identifikuar katër stuhitë që shkaktojnë më së shumti vdekje: ciklonet, tornadot, vetëtimat dhe breshëritë.

-Advertisement-

Cikloni më i rëndë tropikal ka ndodhur në nëntor të vitit 1970, kur diku 300 mijë persona u vranë në atë që tani njihet si Bangladesh.

Shteti i njëjtë u godit nga tornado më vdekjeprurës, e cila vrau rreth 1.300 persona në rrethinën Manikganj, në prill të viti 1989.

Ndërsa, India e përjetoi breshërinë më të keqe kur kokrrizi i madhësisë së vezës së patës, portokallit dhe topit të kriketit, ra afër Moradabad në prill të vitit 1888, duke vrarë 246 persona.

Një vetëtimë e vetme vrau 21 persona në një shtëpizë në tokën e fisit Manyika, që tani është Zimbabve, në dhjetor të vitit 1975.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera