Këto janë shenjat që dikush ka nisur të ndiejë për ju, megjithëse nuk jua thotë
Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 22 May 2020
Arrini dot ta kuptoni ku dikush bie në dashuri me ju? Shumë njerëz mendojnë se munden, por shenjat nuk janë gjithmonë aq të qarta sa duken. Megjithëse mund ta vëmë re tek të tjerët që kanë ndjenja për ne, tek personi i cili duam me të vërtetë, nuk mundemi ta kemi të qartë kurrë, vetëm nëse ai na e rrëfen vetë.
Kjo për shkak sepse kur mendojmë për atë që duam vërtet, na mblidhen miks një sërë emocionesh dhe pasigurie dhe futemi thellë në mendime duke analizuar veprimet e tyre dhe përkujdesjen që tregon ndaj nesh.
Shumë njerëz supozojnë se gjestet tregojnë gjithçka dhe janë në gjendje ta përcaktojnë atë, por njerëzit nuk janë gjithmonë të parashikueshëm
Ka shumë shenja që tregojnë se dikush që njihni dhe keni patur një marrëdhënie është duke u dashuruar me ju.
Këto janë disa prej tyre
Gjen gjithnjë justifikim për të folur me ju dhe ju shkruan vazhdimisht
Pa marrë parasysh se çfarë kohe apo situate, nëse dikush është në dashuri me ju, ata gjithmonë do të kenë kohë për të folur me ju.
Edhe po t’i telefononi në orën 3 të mëngjesit, apo t’i shkruani në orën 2 të mbrëmjes ata do të jenë në dispozicion për t’ju dëgjuar. Dikush që po bie në dashuri me ju padyshim kërkon të flasë me ju për orë të tëra.
“Edhe kur një djalë/vajzë duket sikur po flet pa kuptim, është ende një shenjë se ai/ ajo është i/e interesuar dhe po përpiqet të bëjë më të mirën që ta mbajë bisedën gjallë vetëm të flasë me ju, “thotë ekspertja e marrëdhënieve Zara Hairston.
Fytyra e personit ndriçon kur ju sheh
Situata mund të jetë normale, por në momentin që ata ju shohin, vëmendja e tyre është mbi ju dhe fytyra e tyre duket si një shtëpi e ndezur në periudhën e Krishtlindjeve. Buzëqeshja përshkon çdo cep të fytyrës.
Ata duken sikur po prisnin vetëm për atë moment që ju të shfaqeni në skenë. Nëse e shihni njëri-tjetrin rastësisht në rrugë, eksitimi i tyre do të jetë kaq i qartë, pasi ata nuk prisnin t’ju shihnin dhe prezenca juaj i mrekullon.
Kjo është kaq e dukshme saqë të gjithë të tjerët që ju rrethojnë e kanë vënë re dhe po përpiqen të mos e mbajnë buzëqeshjen.
Ju sjellin vazhdimisht dhurata
Dhuratat nuk duhet të jenë ekstravagante, apo edhe të shtrenjta. Çështja është se një person që ju dashuron gjithmonë gjen arsye për t’ju dhënë dhurata të vogla.
“Nëse ai që ju do ju ka dhënë një bizhuteri të bukur atëherë ai është seriozisht i angazhuar në marrëdhënien tuaj”.
“Meshkujt thjesht nuk i japin gjërat e mira nëse nuk do duan të japin një mesazh të veçantë”.
Dhuratat e vogla do të jenë mënyra e tyre për t’ju bërë të lumtur, duke parë buzëqeshjen tuaj dhe duke u siguruar që gjithmonë jeni duke menduar për ata dhe mënyrën se si ata gjithmonë mendojnë për ju, qofshin këto çokollata, lule, apo bizhuteri të vogla.
Ata/ato ju gjenden gjithnjë pranë Çfarëdo që të keni nevojë për ndihmë, një person që bie në dashuri me ju gjithmonë do të jetë atje për t’u siguruar që ofron ndihmën e tij. Duhet ta dini se ju mund të shkoni tek ata kur keni nevojë për diçka, sepse ata janë gjithmonë janë të gatshëm t’ju ndihmojnë, për çfarëdo qoftë dhe këta persona nuk jua thyejnë kurrë fjalën. Një person që ju do, janë personi i parë që ju ofrojn ndihmën. Ata gjithmonë janë të gatshëm të kalojnë gjithë kohën e tyre të lirë me ju dhe të sigurohen që ju të mos jeni kurrë të shqetësuar. Nuk e shkëpusin kurrë interesin nga ju Mund të keni një hobi, tek i cili nuk ka askush tjetër interes. Dhe pikërisht, bazuar në këtë fakt, ju jeni mësuar ta mbani për vete dhe mos ta ndani me askënd. Një person që ju dashuron, do të kërkojë me ngulm të mësojë për hobit që ju keni dhe do dëshirojë ‘ti jetojë dhe përjetojë me ju. Nëse një djalë/vajzë është i/e interesuar për ju, ai do të gjejë mjaftueshëm kohë për t’ju njohur. Ai/ajo jo vetëm që do të pyesë për familjen, punën tuaj, hobit dhe interesat, por do të dëgjojë edhe përgjigjet tuaja. Për shembull, ai/ajo do të pyesë për ushqimin tuaj të preferuar dhe të jeni të sigurt se do të organizojë një takim me ju për t’ju ftuar për drekë ose darkë, duke ju servirur ushqimin tuaj të preferuar dhe kjo është një mënyrë personale që tregon se po kujdeset për çdo detaj që ju preferoni. Edhe nëse tregoni ndonjë tregim apo histori të mërzitshme, një person që ju dashuron nuk e ka aspak bezdi ta dëgjojë atë deri në fund, madje do i duket gazmore dhe do qeshë me të. Ata madje mund të duken plotësisht të përfshirë në atë që po thoni, edhe nëse është e mërzitshme, pasi kanë interes mbi ju dhe çfarëdo që i thoni do i duket e bukur dhe kurrë e mërzitshme. Në çdo rresht të këtij shkrimi, ishit duke menduar vetëm për një person…
Të tjera
-
Avioni kinez C919 transporton 1 milion pasagjerë
Avioni i madh i pasagjerëve i prodhuar në Kinë, C919, arriti momentin histori...
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrạsjen në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjet...
-
“7 muaj i ngujuar brenda, vështirë të gjykosh drejtë” – Vokrri thotë se nënkryetarja serbe që u zu duke konsumuar drogë e “manipuloi emocionalisht” Lulzim Hetemin
Nëntë ditë në izolim në objektin e komunës së Leposaviqit, kryetari Lulzim He...
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...
-
Rama: Kosova duhet ta ngrijë normalizimin me Serbinë, për të bërë hap gjigand drejt BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në Facebook një pjesë ...
-
Vdẹs një fëmijë njëvjeçar në QKUK
Një fëmijë njëvjeçar ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. ...
-
Scholz pas sulmit në Magdeburg: Të hetohet tërësisht se çfarë ka ndodhur, shqetësohem për gjendjen e të lënduarve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur gjatë vizitës së vendit të ngjarjes –...
-
“Mos fëlliq në emër të babës, Donikë” – Avni Arifi i reagon ashpër Donika Gërvallës
Ish-kryenegociatori Avni Arifi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministre...
-
Regjistrohen mbi 51 mijë votues nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit
51 mijë e 440 votues nga jashtë Kosovës janë regjistruar për të marrë pjesë n...
-
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Grand Excellenc...