Lajme

Këto janë rrjetet e marketeve që nuk e kanë ngritur çmimin e vajit

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 10 March 2022

Gjatë ditës së enjte në Kosovë u raportua se çmimi i një litër vaj ka shkuar deri në 3.49 euro.

Kjo duke u bazuar në çmimet e rritura të njeri nga marketet e mëdha në kryeqytet, shkruan Gazeta Infokus.

Natyrshëm ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale dhe u komentua si një shfrytëzim i situatës dhe keqpërdorim nga ana e tregtarëve dhe prodhuesve .

-Advertisement-

Gazeta Infokus gjatë ditës raportoi se njëri nga prodhuesit e vajit nuk i ka rritur çmimet, por fajin ia ka hedhur rrjeteve të shitjes.

Mirëpo në orët e pasdites Gazeta Infokus ka vizituar disa nga marketet e mëdha, e ku ka konfirmuar se çmimet e vajit dhe disa produkteve tjera esenciale nuk kanë shënuar rritje çmimesh.

Në marketet e Meridian Expres, Spar, Interex, Albi Market nuk ka lëvizje çmimesh siç mund të shihni edhe në fotot e realizuar nga Gazeta Infokus.

No description available.

No description available.

No description available.

No description available.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera