Lajme

Këto janë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve në Tuz

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 04 March 2019

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Tuz shpalli të hënën rezultatet paraprake të zgjedhjeve të djeshme në Komunën e Tuzit, sipas të cilave Forumi Shqiptar është fitues me 16 vende në kuvendin lokal.

Sipas këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) ka 10 mandate, Partia Boshnjake (BS) 4, Socialdemokratët (SD) 1 mandat dhe Demokratët 1 mandat.

Rezultatet paraprake duhej të shpalleshin mbrëmë, por kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Shtjefën Ujkaj, refuzoi t’i nënshkruajë ato dhe nënshkrimin e rezultateve e bëri sot.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera