Këto janë rezultatet e kandidatëve për kryeprokuror të Shtetit
Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 18 March 2022
Pesë kandidatët që janë në garë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit të premten janë intervistuar nga paneli vlerësues, ndërsa me numrin më të madh të pikëve u poentua Blerim Isufaj, me gjithsej 98.
Sipas rezultatit të intervistimit: Blerim Isufaj është vlerësuar me 98 pikë, Shqipdon Fazliu me 92 pikë, Kujtim Munishi me 84.2 pikë, Armend Hamiti me 80.6 pikë dhe Lulzim Sylejmani me 74.2 pikë, raporton Betimi për Drejtësi.
Sipas rregullores për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit nr 06.2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dh Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, kandidatët kanë të drejtë të bëjnë kundërshtimet e tyre për vlerësimet e anëtarëve të komisionit vlerësues.
Pas përfundimit të procesit të kundërshtimit dhe vendosjes lidhur me kundërshtimet e kandidatëve nga ana e komisionit për rishqyrtim, sipas paragrafit 2, të nenit 17 të kësaj rregullore, përcaktohet që anëtarët e KPK-së do të votojnë për kandidatët për të cilët diferenca në mes kandidatëve është e barabartë ose deri në 3%.
Renditja e pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit pas procesit të intervistimitPas pëfundimit të procesit të intervistimit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) përmes një komunikate njofton se cila është renditja e pesë kandidatëve që janë në garë për Kryeprokurorin e Shtetit.
KPK njofton se pas përfundimit të intervistës, secili nga anëtarët e Panelit vlerësues ka bërë në mënyrë të pavarur poentimin e kandidatëve, ndërsa pas kalkulimit të të gjithë poenëve, në prani edhe të monitoruesve të këtij procesi, kandidatët janë renditur si në vijim:Blerim Isufaj; Shqipdon Fazliu; Kujtim Munishi; Armend Hamiti; Lulzim Sulejmani.
Paneli vlerësues ishte në përbërje të: Jetish Malokut, kryesues i KPK-së dhe i këtij paneli, si dhe anëtarëve të KPK-së, po ashtu anëtarë të këtij paneli, prokurorët Arjana Shajkovci, Bedrije Syla-Alshiqi, Armend Zenelaj dhe Jovo Radoviq.
“Secili nga kandidatët ka pasur në dispozicion 45-60 minuta kohë për t’u përgjigjur në pyetjet e pesë anëtarëve të komisionit. Procesi i intervistimit është monitoruar nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa të gjitha intervistat janë xhiruar nga Radiotelevizioni i Kosovës dhe nesër e shtunë, 19 mars 2022, të njëjtat do të transmetohen nga ky medium publik”, thuhet në njoftim.
“Në pajtim me Rregulloren nr. 06/2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, paneli vlerësues, brenda pesë ditëve nga dita e përfundimit të procesit të vlerësimit do t’i njoftojë kandidatët me poentimin përfundimtar dhe poentimin individual të anonimizuar nga secili anëtar i Panelit vlerësues, bashkë me arsyetimin për secilën kategori poentuese”, thuhet tutje në njoftimin e KPK-së.
Të tjera
-
Binjakët gjenden të vdẹkur brenda veturës së nxehtë, familjari harroi t’i dërgonte në çerdhe
Fëmijë binjakë janë gjetur të vdekur brenda një makine të nxehtë pasi i afërm...
-
Ky shtet po përballet me mungesë të madhe të mësuesve
Ndërsa mungesa e mësuesve vazhdon në të gjithë Belgjikën, një numër në rritje...
-
OKB shprehet e gatshme të mbikqyrë një armëpushim të mundshëm në Gazë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se Kombet e B...
-
Drejtoresha e Lëvizjes FOL: Në vitin 2023 kishte regres në luftimin e korrupsionit nga prokuroritë e gjykatat
Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL, tha se të dhën...
-
Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane: Ekonomia e BE, përpara një krize “ekzistenciale”
“Europa e ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar nga interneti si dhe f...
-
Administrata Biden i ka dërguar Kongresit raportin mbi strategjinë për luftën në Ukrainë
Administrata e Presidentit Joe Biden i ka dërguar Kongresit një raport të kla...
-
Vlerësimi për performancën e Kuvendit gjatë sesionit pranveror, shpaloset sot
Raporti për vlerësimin mbi performancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë sesionit...
-
Paralajmërimi për vërshime, ekipet emergjente në Prishtinë janë në gatishmëri
Komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet pas paralajmërimeve nga Ins...
-
“Karantina gjatë pandemisë së COVID-19 mund të ketë plakur para kohe trurin e adoleshentëve”
Një studim nga Universiteti i Uashingtonit ka zbuluar se pandemia COVID-19 mu...
-
Publikohet analiza për regjistrim të popullsisë dhe ndikimi në komuna
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mban konferencën në të cilin d...
-
Moti sot kryesisht i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i v...
-
Lajçak takon Vuçiqin sot në Beograd
Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet me përfaqësuesin s...