Këto janë rastet më skandaloze që theksohen në raportin e BE-së për vendimet e qeverisë Kurti
Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 13 November 2023
Raporti i Progresit për vitin 2023 për Kosovën e paraqet ende korrupsionin në Kosovë si shqetësimin më serioz.
Sipas këtij Raporti të BE-së si dhe Raportit të mëhershëm të DASH-it niveli i korrupsionit në qeverinë e Kosovës nuk ka ndryshuar dhe vazhdon të jetë shqetësues.
Mos-emërimi i Blerim Isufajt, për Kryeprokuror të Shtetit nga Presidentja e Kosovës si dhe largimi i Shemsi Hazirit nga pozita i Shefit të Departamentit Special Anti-Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës, apo ish ”Task-Forca Anti-Korrupsion” që merrej me parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale kundër ekonomisë, financave dhe korrupsionit, por edhe hetimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë në Kosovë, janë disa nga çështjet që i përmend dhe thekson ky raport.
Çuditërisht VV sa ishte në opozitë në vitin 2020 e kishte kritikuar qeverinë Hoti për vendimin e saj për shuarjen e Task-Forcës Anti-Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës, e cila edhe në atë kohë drejtohej nga Shemsi Haziri, ndërsa tash që VV është në pushtet e largon pikërisht z.Haziri nga kjo pozitë, pikërisht në momentin kur po tregohej sukses sidomos në rastin e hetimit të Nagip Krasniqit, Kryeshefit të KEK-ut dhe Martin Berishajt, Ambasadorit të Kosovës në Kroaci.
Pra, nëse pushteti aktual në programin e saj elektoral “luftën kundër korrupsionit e ka pasur top prioritet”, atëherë me largimin e Shemsi Hazirit nga drejtimi i Departamentit Special Anti-Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës, ka treguar që nuk është e interesuarfare ta luftojë korrupsionin.
Ç’është e vërteta është investuar shumë nga SHBA e BE në ngritjen e kapaciteteve të Departamentit Special Anti-Korrupsion, ndërkohë që largimi i z.Haziri nga ky institucion, tregon shembullin më të keq të shpërdorimit të burimeve njerëzore për interesa politike, pra siç duket për të fshehur aferat e mëdha korruptive.
“Gjatë periudhës së raportit, pak progres është bërë me kalimin e ligjeve të rëndësishme antikorrupsion. Ka nevojë që të përmirësohet zbatimi i përgjithshëm i kornizës ligjore”, thuhet në raport.
“Përpjekje të qëndrueshme janë të nevojshme për të arritur hetime më proatkive, vendime përfundimtare të gjykatës dhe konfiskim përfundimtar të pasurisë. Pavarësisht përpjekjeve që janë bërë deri tash, nevojitet një vullnet i fortë politik për të vazhduar që efektivisht të adresohen rreziqet sistematike të korrupsionit dhe një reagim të fuqishëm të drejtësisë penale ndaj korrupsionit të nivelit të lartë”, theksohet në raport.
/Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...