Lajme

Këto janë rastet e vetme kur mund të dilni nga shtëpia pas orës 21:00

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 06 July 2020

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, që nga mbrëmë, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, të ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive apo banesave të tyre në komunat: Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri

Në vendimin e Qeverisë është thënë se nga shtëpia pas orës 21:00 mund të dilet vetëm në këto raste

– Në raste urgjente shëndetësore;

-Advertisement-

-Në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten;

-Në rast të kërkimit të ndihmës nga institucionet përkatëse, siç është rasti me viktimat e dhunës familjare;

-Në rast të vdekjes së anëtarit të familjes;

-Në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera