Këto janë provat e prokurorisë kundër Shefqet Krasniqit
Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 07 May 2017
Në fund të muajit shkurt të këtij viti Prokuroria Speciale e Kosovës i dha fund një hetimi të filluar ndaj ish-imamit të xhamisë së madhe “Mehmet Fatih”, në Prishtinë, Shefqet Krasniqit, duke ngritur aktakuzë e cila e ngarkon për tri vepra: nxitje të urrejtjes, shtytje në kryerjen e veprave terroriste dhe evazion fiskal.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga koha e ngritjes së aktakuzës ende nuk është mbajtur seanca fillestare edhe pse dispozitat ligjore parashohin se kjo duhet të ndodhë brenda 30 ditëve.
KALLXO.com sjell ekskluzivisht provat që prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, pretendon se vërtetojnë veprimet inkriminuese të Krasniqit.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës e ngarkon Krasniqin se në intervalin kohor 2013-2014 me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun, kryesisht në mënyrë indirekte, të cilat kanë shtyrë të tjerët të marrin rrugën për në Siri.
Për të mbështetur fajësinë e Krasniqit lidhur me këtë pikë të akuzës Prokuroria ka propozuar tre dëshmitarë, familjarë të tre personave që Prokuroria pretendon se shkuan në Siri si rezultat i ndikimeve nga Krasniqi.
Gjithnjë sipas aktakuzës, tre të rinj kosovarë që kishin dëgjuar ligjëratat e Krasniqit morën rrugën për në Siri, ku njëri prej tyre humbi jetën, një tjetër e gjinisë femërore vazhdon të mbetet në Siri ndërsa për personin e tretë nuk jepen detaje në aktakuzë për fatin e tij.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës sjell rrëfimet e familjarëve që përshkruan se si fëmijët e tyre dëgjonin ligjëratat e Krasniqit, por çuditërisht thuhet se këta persona dëgjonin edhe ligjërata të imamëve të tjerë, ndaj disa prej të cilëve kanë filluar dhe pushuar hetimet.
Përpos dëshmitarëve të propozuar, Prokuroria Speciale e Kosovës në gjykimin ndaj ish-imamit Krasniqi, ka propozuar edhe përgjigje të Bashkësisë Islame të Kosovës lidhur me përmbajtjen e ligjëratave të Krasniqit.
Të tri këto përgjigje e rëndojnë pozicionin e Krasniqit duke i cilësuar jashtë kontekstit të parimeve të fesë Islame dhe Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës.
Të pyetur lidhur me dy ligjëratat e Krasniqit, “Ndihmone Sirinë” dhe “Revolucioni Sirian”, më 7 korrik 2016 Bashkësia Islame e Kosovës është përgjigjur duke i cilësuar jashtë frymës së parimeve islame.
“Dy ligjëratat në fjalë nuk janë në frymën e interpretimeve parimore islame, interpretimi i ajeteve Kuranore është bërë jashtë kontekstit kohor andaj mënyra e predikimit dhe gjuha e përdorur në këto ligjërata nuk janë në frymën e duhur të predikimit tradicional ngase është përdorur një gjuhë e vrazhdë e cila nuk përkon me etikën e komunikimit me masën”, citon aktakuza përgjigjen e BIK-ut.
Prokuroria BIK-ut i ishte drejtuar edhe lidhur me atë se a kanë ndikuar në nxitje të urrejtjes ndaj të tjerëve ligjëratat e përmendura në aktakuzë ndërsa nga Bashkësia Islame e Kosovës më 10 tetor 2016 kishin pranuar këtë përgjigje:
“Është e pamundur të thuhet me saktësi se sa kanë ndikuar këto ligjërata në nxitjen e urrejtjes ndaj të tjerëve sepse për këtë duhet pasur hulumtim e të dhëna konkrete e që ne nuk i kemi, mirëpo atë që mund ta themi me kompetencën e duhur është se gjuha e ligjërimit në hytbe në fjalë nuk është në përputhje me mësimet, udhëzimet dhe parimet e fesë islame dhe me misionin e një predikuesi fetar”, citohet në aktakuzë përgjigja e dytë të BIK-ut për Prokurorinë.
Përpos këtyre dy përgjigjeve, një komision prej pesë anëtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës më datë 28 tetor 2016 i ktheu edhe një përgjigje Prokurorisë përkitazi me gjuhën e përdorur dhe përmbajtjen e ligjëratave nga ish-imami Krasniqi.
“Modeli i ligjërimit të të pandehurit në materialet e paraqitura bie ndesh me modelin që mbjell, kultivon e promovon Bashkësia Islame e Kosovës dhe i cili model ndër të tjera ka për qëllim të vetëdijesojë, të sensibilizojë e edukojë xhematin për pluralizmin dhe diversitetin e shoqërisë”, citohet në aktakuzë përgjigja e tretë e BIK-ut për Prokurorinë.
Lidhur me të gjitha këto pretendime, Krasniqi në deklaratën e tij të dhënë në Policii është deklaruar i pafajshëm dhe i ka mohuar në tërësi akuzat për shtytje në kryerjen e veprave terroriste dhe nxitje të urrejtjes fetare.
Lidhur me pikë e tretë të akuzës, për shmangie nga tatimi, Prokuroria pretendon se Krasniqi nga vitit 2011 deri më 2016 si pronar i kompanisë N.T. “Portat”, nuk i ka deklaruar pranë ATK-së të dhënat tatimore dhe kësisoj nuk ka përmbushur obligimet tatimore ndaj ATK-së në vlerë prej rreth 20 mijë euro. /Kallxo.com/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...