Lajme

Këto janë projektet prej miliona eurosh që do të financoj ShBA në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 23 September 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti të hënën nënshkroi marrëveshje me Adam Boehler, Kryeshef ekzekutiv i Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim.

E sipas dokumentit në fjalë do të ofrohet qasje në gamën e plotë të përkrahjes për investime, ofruar nga kjo korporatë, shkruan Gazeta Infokus.

E kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka treguar se cilat projekte do të financohen nga kjo marrëveshje.

-Advertisement-

Rukiqi ka thënë që Qendra e skijimit në Brezovicë, Borea në Pejë, fabrika e baterive, termocentrali me gaz natyror, janë disa prej projekteve me mundësi të përfimit të financimit amerikan, shkruan GazetA Infokus.

E zyrtarët amerikan gjatë konferencës që mbajtën premtuan 1 miliard dollarë investime për “Autostradën e Paqes”, hekurudhë që lidh Kosovën me Serbinë por edhe projekte të tjera.

“Ne kemi punuar në përgatitjet për mundësitë të asaj që ka ndodhur para dy javësh. Ne kemi punuar me ambasadën tonë, me ambasadorin, ne jemi duke përgatitur projekte që kalojnë vlerën një miliard dollarë. Kjo përfshinë rrugën “Autostrada e Paqes”, hekurudhën, përfshinë gazin e lëngshëm natyror (LNG). Ne kemi folur dhe kemi diskutuar për mundësinë e investimeve në resor skijimi”, tha ai në konferencën për medie./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera