Këto janë prioritetet e ministrit të ri të Shëndetësisë
Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 16 November 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar ministrin e ri të shëndetësisë, Rifat Latifin.
Latifi në një konferencë për medie ka falënderuar kryeminatorin Albin Kurtin për vlerësimin dhe besimin, shkruan Gazeta Infokus.
Latifi ka premtuar se do të ngrit standardet mjekësore në Kosovë.
“Unë premtoj se ekipi im dhe unë do të angazhohemi me gjithë qenien që në mënyrë afatgjate t’i ngrisim standardet mjekësore duke ngritur edukimin dhe trajnimin e të gjitha specializimeve dhe ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve njerëzore për hulumtime shkencore si për mjekët ashtu edhe infermierët dhe të gjithë punëtorët e tjerë shëndetësorë”, ka thënë ai.
“Me ngritjen e kapaciteteve njerëzore ne investojmë në ngritjen e kualitetit të shërbimeve dhe në këtë mënyrë shtojmë volumin e shërbimeve mjekësore në Kosovë. Me të ardhurat prej këtyre shërbimeve ne riinvestojmë sërish në kualitet. Ky proces do të ketë dy rëndësi të mëdha për Kosovën – do t’i ofrojmë shërbime të ndryshme të rinjve tanë, mjekëve, infermierëve dhe të tjerëve ngritje profesionale, ardhmëri shkencore dhe kënaqësi profesionale do ta ndërpresim largimin e trurit mjekësor dhe shkencor të Kosovës në vende të tjera të Europës dhe më tej. Për më tepër nëse e rregullojmë shtëpinë tonë do ta mundësojmë kthimin e trurit të larguar deri tash në mënyrë që të bëhet pjesë e procesit të ngritjes së standardeve mjekësore”, ka thënë Rifat Latifi.
Kirurgu shqiptar Rifat Latifi vepron dhe jeton në SHBA. Latifi është shef i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore Westchester në New York, profesor në Universitetin e Arizonës, anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve, kryetar themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, që nga dhjetori i vitit 2018. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...