Lajme

Këto janë pikat e rendit të ditës të seancës së sotme të Kuvendit të Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 06 Korrik 2017

Kuvendi i Maqedonisë e vazhdon sot seancën e gjashtë ku duhet të deklarohet për zgjedhjen e Spase Gligorov për drejtor të Agjencisë për administratë.

Gjatë diskutimit të mbrëmshëm, zv. ministri për Administratë Publike dhe Shoqëri Informatike, Aleksandar Bajdevski, theksoi se Grigorov i plotëson kushtet ligjore dhe se me përgjegjësi e profesionalizëm do t’i kryej obligimet e punës.

Mirëpo, opozita nuk e kishte të njëjtin mendim, duke e konsideruar Gligorovin si njeri partiak.

-Advertisement-

Në rend dite të kësaj senace është edhe shkarkimi i kryeprokurorit Marko Zvërlevski, propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune të propozuar nga Nola Ismajlosja, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova, si edhe raportet vjetore të disa institucioneve.

Gjithashtu do të diskutohet edhe për deponinë e Strugës, propozim i dorëzuar nga deputetët e OBRM-PDUKM-së.

Në Kuvend, seancë do të mbajë edhe Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive ku do të diskutohet për propozimin për Ligjin për marrëdhënie pune.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy