Auto&Tech

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 29 March 2024

Kur Apple prezantoi iOS 17.4 në fillim të këtij muaji, ai solli shumë ndryshime në telefonat iPhone në Bashkimin Evropian ku Apple u detyrua të pajtohej me Aktin e Tregjeve Dixhitale (DMA).

Përditësimi i lejon përdoruesit e iPhone në BE të shkarkojnë aplikacione nga një palë e tretë dhe të zgjedhin një platformë pagese nga një palë e tretë në vend të Apple.

Por, këto janë vetëm dy nga ndryshimet që ndodhën në BE me sistemin e ri operativ, shkruajnë mediat e huaja.

-Advertisement-

Përditësimi shtoi gjithashtu edhe opsione të reja për ata që përdorin funksionin Stolen Device Protection i cili kërkon verifikimin e identitetit të pronarit për të lejuar ndryshime në telefon.

Ndryshime të ndjeshme si Face ID, Find My, ndryshimi i fjalëkalimit dhe çaktivizimi i Stolen Device Protection kërkon verifikimin e identitetit me Face ID ose Touch ID dhe një pritje një orë përpara se të bëhet ndryshimi.

Pritja prej një ore i lejon përdoruesit të zbulojnë nëse telefoni i tyre është vjedhur dhe ta raportojnë atë tek Apple.

Me iOS 17.4 Apple u dha përdoruesve mundësinë që ky funksion të jetë i disponueshëm në çdo kohë dhe në të gjitha vendndodhjet.

Gjithashtu, ky përditësim u dha edhe përdoruesve të iPhone 12 diçka që ndoshta ata nuk e prisnin: karikim të shpejtë me valë 15W nga një karikues që mbështet standardin Qi2.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera