Këto janë pasojat për Kosovën nëse dështon testi PISA
Autori: Gazeta inFokus
10:52 | 11 April 2018
Dyert e shkollave që pritnin nxënës, të premten mund të mbyllen. Madje, për një afat të pacaktuar.
Nëse Qeveria e Kosovës nuk i jep dritën e gjelbër Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip për vitet e 90’ta dhe ta dërgojë në Parlament, të gjithë mësimdhënësit e shkollave të fillore dhe atyre të mesme pritet të hyjnë në grevë, për të cilën nuk dihet as sa do të zgjasë, shkruan Infokusi.com.
Kështu ka paralajmëruar ditë më parë, vet kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jashari.
Greva e mësimdhënësve mund ta ndërpresë edhe testin ndërkombëtar PISA 2018, së cilit pritet t’i nënshtrohen 5 mijë e 370 nxënës nga 211 shkolla nga e gjithë Kosova.
Por, njohësit e arsimit po vlerësojnë se greva e mësimdhënësve nuk do të duhej të lidhej me testin e PISA-së.
Dukagjin Pupovci nga Qendra për Arsim të Kosovës ka thënë për Infokusin se në rast se testi dështon për shkak të grevës, ky do të jetë dështim i përbashkët i Qeverisë dhe SBASHK-ut.
Deklaron se në rast të dështimit të PISA-së, vendi humb një mundësi për të marrë informacion për gjendjen në sistemin e arsimit nga një instrument ndërkombëtar.
“Në këtë test një numër i mësimdhënësve mund të jenë angazhuar si administratorë dhe kjo nuk ka të bëj me detyrat e tyre të rregullta të punës e as me arsyen e grevës. Nëse, megjithatë, ndodhë që testi të dështojë për shkak të grevës, ky do të jetë dështim i përbashkët i Qeverisë dhe SBASHK-ut, sepse do të humbet një mundësi për të marrë informacion për gjendjen në sistemin e arsimit nga një instrument i njohur në mbarë botën siç është PISA”, ka thënë Pupovci.
Por, edhe nëse mbahet ky test, Drejtori i Qendrës për Arsim nuk pret rezultate shumë të mira. Shton se rezultati i testit reflekton përgatitjen e nxënësve për t’i zbatuar në praktikë njohuritë e fituara gjatë shkollimit 9-vjeçar të tyre. Gjersa thotë se në këtë rezultat ndikojnë shumë faktorë.
“Duke qenë të vetëdijshëm për gjendjen në sistemin e arsimit, nuk duhet të presim mrrekulli. Megjithatë, rezultati i nxënësve është kombinim i shumë faktorëve, ku bëjnë pjesë edhe infrastruktura shkollore, aftësia për shfrytëzimin e teknologjisë, furnizimi mevtekste mësimore etj. Nga këto aspekte, mund të thuhet se kjo gjeneratë e15-vjeçarëve e ka gjendjen më të mirë në krahasim me gjeneratën që i është shtruar testit në vitin 2015, prandaj edhe nuk është i papritur ndonjë përmirësim i vogël”, ka thënë ai për Infokusin.
Pupovci vlerëson punën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vetëdijësimin e nxënësve për rëndësinë e testit dhe në përgaditjen e tyre që ta japin maksimumin. Por, deklaron se kohë pas kohe edhe e kanë tepruar.
“Kohë pas kohe ka pasur edhe teprime, duke kultivuar frymën garuese në mesin e nxënësve, madje edhe janë premtuar shpërblime për shkollat dhe nxënësit me rezultate më të mira. PISA nuk është garë dhe nuk bën që para fëmijëve të shtrohen kërkesa joreale, pasi kjo mund të ketë ndikim negativ në përqendrimin e tyre në ditën e testit”, ka thënë Pupovci.
Ndryshe, testi “PISA” është testi kryesor ndërkombëtar për edukimin fillor dhe të mesëm dhe është hera e parë që do të mbahet në mënyrë digjitale. Ky test në vitin 2015, e kishte renditur Kosovën në fund të listës për arsim. Më keq se Kosova ishin renditur vetëm Algjeria dhe Republika Dominikane, ndërkohë Singapori është i pari.(Arjeta Shabani)/Infokusi

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...

































