Këto janë pagat e reja të mjekëve në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 13 October 2018
Paga më e lartë në sektorin publik të shëndetësisë parashihet të jetë 1195 euro. Kjo pagë u dedikohet mjekëve specialistë, përkatësisht ekspertëve të mjekësisë ligjore apo atyre që kanë pozita të ngjashme në shëndetësi. Ky nivel i pagës është përcaktuar në Projektligjin për Paga, të cilin Qeveria e ka proceduar në Kuvend dhe i njëjti tash pritet t’i kalojë procedurat e shqyrtimit dhe miratimit, shkruan AktivPress.
Nën pagën më të lartë e cila është llogaritur me koeficientin 5, vijnë pagat me koeficient 4.80, e të cilat u përkasin drejtuesve të lartë në shëndetësi. Aty hyjnë: drejtori në QKUSK, drejtori i QKUK, drejtori i IKSHP-së, drejtori i QKTGJ-së dhe drejtori i Spitalit të Përgjithshëm. Të gjithë këta parashihet të marrin 1147 euro në muaj.
Pas tyre vijnë: drejtori i klinikave, drejtori i QKMF-së, drejtori i Qendrës së Mjekësisë së Punës, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Sportive, drejtori i Telemjekësisë dhe drejtori i Qendrës në Shtime. Paga e tyre parashihet të bëhet 1099 euro.
Pak më të ultë pagën do ta kenë udhëheqësit në Qendrën e Ortoprotetikës në QKUK, ata në barnatoren qendrore të QKUK-së dhe në repartet e shërbimet të tjera shëndetësore në QKUK, si dhe udhëheqësi i qendrave regjionale dhe i departamenteve në IKSHP. Me koeficient 4.60, ata parashihet të marrin 1099 euro në muaj.
Fill pas tyre vijnë mjekët specialist të mjekësisë familjare. Koeficienti i pagës së tyre është përcaktuar të jetë 4.50. Duke marrë parasysh se vlera e një koeficienti është 239 euro, atëherë i bie që paga e tyre të jetë 1075 euro.
Mjeku i përgjithshëm, psikologu klinik dhe farmacisti në institucionet shëndetësore janë përfshirë në një kategori. Koeficienti i pagës së tyre është paraparë të jetë 3.40, që po të shprehet në para i bie 812.6 euro.
Në listë vijnë kryeinfermieret. Paga e tyre është llogaritur 669 euro, shkruan AktivPress. Kryepunëtorët do të marrin 525.8 euro, po aq sa parashihet të marrin edhe infermierët, mamit dhe teknikët mjekësor të shkallës së parë, pasi ata të shkallës së dytë parashihet të marrin 454 euro, kurse ata në shkallën e tretë- 406 euro.
Të fundit në listë janë teknikët farmacistë dhe asistentët e infermierisë. Të parët parashihet të marrin 382.4 euro, ndërsa këta të fundit 346,5 euro.
Me këtë nivel të pagave, megjithatë nuk janë të kënaqur mjekët në sektorin publik.
Ata kanë thënë se nëse Qeveria nuk merr parasysh kërkesat e tyre për rritje të pagave, atëherë do të ketë kolaps në sektorin e shëndetësisë dhe se ata do ta bojkotojnë punën.
Udhëheqësi i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, para disa ditësh ka deklaruar për media se janë duke punuar në atë drejtim që të gjitha pagat në sektorin e shëndetësisë të ngriten, por gjithashtu të ketë edhe kategorizime.
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...