Sport

Këto janë nëntë skuadrat për të cilat ka luajtur Zlatan Ibrahimoviç

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 29 March 2018

Skuadra e radhës e  Zlatan Ibrahimoviç LA Galaxy, është skuadra e tij e 9-të në karrier, shkruan infokusi.

Zlatan Ibrahimovic është transferuar në Los Angeles Galaxy nga skuadra angleze Man Utd.

“Jam i lumtur të luaj për ekipin më të mirë në Shtetet e Bashkuara. Unë jam duke pritur me padurim, sepse kam shumë për të dhënë dhe  shpresoj ti gëzojë tifozët me lojra të mira”, ka thënë Ibra.

-Advertisement-

Suedezi deri më tani në karrierën e tij ka zhvilluar 730 ndeshje dhe ka shënuar 421 gola, si dhe ka fituar 31 trofe duke luajtur për Malmën, Ajaxin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin, PSG dhe Unitedin.

Këto janë skuadrat, ndeshjet, golat dhe trofet në karrierën e Zlatan Ibrahimoviç.

Malmo (Suedi) 1999-2001: 47 ndeshje, 18 gola
Ajax (Holandë) 2001-05: 110 ndeshje, 48 gola, 3 tituj të ligës, një kupë dhe një Super Kupë
Juventus (Itali) 2004-05: 92 ndeshje, 26 gola
Inter (Itali) 2006-09: 117 ndeshje, 66 gola, 3 Serie A dhe 2 Super Kupa
Barcelona (Spanjë) 2009-10: 46 ndeshje, 22 gola, një la ligë, dy Superkupa Spanjolle, një Superkupë Europiane dhe një Kupa Botërore të Klubeve
Milan (Itali) 2010-12: 85 ndeshje, 56 gola, një titull Serie A dhe një Superkupë Italiane
PSG (Francë) 2012-16: 180 ndeshje, 156 gola, 4 tituj të ligës, 2 kupa , 3 kupa ligë dhe 3 Super Kupat
Manchester United (Angli) 2016-2018: 53 ndeshje, 29 gola, një premier ligë, dhe Europa League dhe një kupë Komuniteti.

Duhet theksuar se sulmuesi suedez nuk e ka fituar anjëherë të vetme Ligën e Kampionëve. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera