Rozë

Këto janë ndryshimet që na presin në serialin ‘SHPK Nazi’ në vazhdim!

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 15 January 2020

Është paralajmëruar sot se seriali ‘SHPK Nazi’ do të rikthehet së shpejti, kësaj radhe pritet të shfaqet në televizionin publik, çdo të diele nga ora 20:10.

Seriali pritet të filloj të transmetohet në fillim të muajit shkurt.

Autori i këtij seriali Ard Islamin dhe ai ka sqaruar se seriali do të vijë me disa ndryshime, por që do të vazhdoj të jetë atraktiv për publikun.

-Advertisement-

“Është kriju një përshtypje që seriali ka qenë interesant edhe ‘funny’ shkaku i t’shameve.

Të shara kanë pasë edhe serialet tjera, po nuk besoj që ka pasë ksi efekti, si ‘Shpk Nazi’.

Jo pse skenari ka qenë më i mirë, por aktorët e dojnë këtë projekt edhe ky është çelësi, sepse e japin maksimumin.

Me dalje në RTK e kam mision me e majtë të njejtën tempo, pa t’shame.

Te ‘Shpk Nazi’ kemi çka të themi, për këtë arsye ka shikueshmëri.” , ka deklaruar Ard Islami për Indeksonline.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera