Sport

Këto janë ndeshjet e Superligës që do të luhen këtë fundjavë

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 23 October 2020

Superliga e Kosovës sjellë këtë fundjavë takime mjaft interesante në kuadër të xhiros së tetë në futbollin vendor, shkruan Gazeta inFokus.

E shtunja vjen me tri ndeshje më fillim nga ora 14:00.

Drita, që ndeshjen e fundit u mposht nga Ballkani me rezultat 2-0, pret Drenicën në stadiumin e qytetin në Gjilan.

-Advertisement-

Kampionia në fuqi aktualisht gjendet në pozitën e katërt në tabelë, kurse Drenica në vendin e shtatë me 8 pikë.

Llapi në anën tjetër do t’i bëj konak Arbërisë, e cila i ka befasuar të gjithë me rezultatet e treguara deri më tani.

Të drejtuarit e Batatines akoma nuk e kanë shijuar fitoren këtë sezon dhe gjenden në pozitën e fundit në tabelë, kurse Arbëria radhitet e treta me 11 pikë.

Feronikeli shkon në Pejë si mysafir i Besës, në kërkim të fitorës pas humbjes nga Prishtina këtë mesjavë.

Klubi nga Drenasi gjendet në vendin e 8 në tabelë me vetëm 6 pikë të arkëtuara, kurse Besa një pozitë me poshtë me 4 pikë.

Dita e dielë sjellë duelin mes Prishtinës dhe Gjilanit, që do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

‘Bardh e kaltërit’ në 45 ndeshje zyrtare kundër gjilanasve kanë 28 fitore dhe 4 barazime.

‘Plisat’ gjenden të dytit në tabelë me 11 pikë, kurse Gjilani në vendin e 5 me vetëm një pikë më pak.

Poashtu, të dielën Trepça ’89 pret Ballkanin, që këtë sezon nuk ka të ndalur.

Ismet Munishi bashkë me lojtarët e tij shkojnë në ‘Riza Lushta’ pas fitores ndaj Dritës në mesjavë.

Suharekasit janë në krye të tabeles me 19 pikë, kurse mitrovicasit në vendin e gjashtë me 8 pikë.

Më poshtë gjeni orarin e këtyre dueleve./Gazeta inFokus/

Të shtunën:

Drita – Drenica, 14:00

Llapi – Arbëria, 14:00

Besa Pejë – Feronikel, 14:00

Të dielën:

Prishtina – Gjilani, 13:30

Trepça – Ballkani, 14:00

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera