Lajme

Këto janë kriteret që duhet plotësuar farmacistët për pagesën shtesë prej 100 Euro

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 07 April 2020

Oda e Farmacistëve të Kosovës, përmes një njoftimi, ka dhënë informacione se cilat kritere duhet plotësuar farmacistët, në mënyrë që të fitojnë 100 euro, e cila vjen në kuadër të planit operacional për realizimin e pagesës, e miratuar nga Qeveria e Kosovës.

Ky është njoftimi:

Ju njofotojmë se Ministria e Financave dhe Transfereve ka publikuar planin operacional për realizimin e pagesës shtesë në vlerë prej 100 € për farmacistët nga Qeveria e Kosovës.

-Advertisement-

Kjo pagesë vlen për pagat e muajit Mars dhe Prill por ekzekutimi i pagesës bëhet gjatë periudhës Prill dhe Maj.

Për të përfituar nga kjo masë duhet të plotësohen kriteret si në vijim:

  • Secili i punësuar, në mënyrë që të përfitojë nga kjo pikë, duhet të posedojë llogari bankare në një nga bankat e licencuara në Republikën e Kosovës;
  • Punëdhënësi (pronari i barnatores) duhet të dërgoj listën e të punësuarve (duke cekur edhe pozitën) të cilët kanë punuar gjatë muajve Mars dhe Prill në veprimtaritë si barnatore, tek MEPTINIS (Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregëtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike) së bashku me të dhënat e llogarisë bankare të secilit të punësuar dhe dëshmitë e deklarimit në ATK të këtyre të punësuarve për muajin Shkurt.

ATK ruan të drejtën për të kryer verifikime para ose pas (ex ante /ex post) ngjarjes lidhur me plotësimin e kushteve të Vendimit. Në çfarëdo rasti apo në çfarëdo kohe që konstatohet se punëdhënësi ka përfshirë në listë përfitues që nuk plotësojnë kriteret e vendimit, ATK do ta inicojë rastin e përfitimit të pabazuar në organet kompetente të rendit, sipas legjislacionit në fuqi.

Për informata shtesë të kontaktohet Ministria e Financave dhe Transfereve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera