Lajme

Këto janë komunat me më së shumti të prekur me koronavirus në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:21 | 30 March 2020

Ka shkuar në 94 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Instituti i Mikrobiologjisë Molekulare në kuadër të IKSHPK-së ka bërë të ditur se të dielën mbrëma janë konfirmuar edhe tre raste të reja me koronavirus.

Tani më janë kryer më shumë se 1 mijë testime ndërsa rezultojnë 94 persona të prekur me virusin Covid-19 në Kosovë.

-Advertisement-

Shumica e vendeve ku ka të prekur me virus janë izoluar me vendim të autoriteteve.

Komuna e Malishevës ka më së shumti të prekur. Pasi u konfirmua edhe një rast kontakti nga fshati Kijevë i kësaj komune, numri total i të prekurve ka shkuar në 33.

Pas kësaj komuna me më së shumti të prekur është Gjilani me 15 persona.

Në kryeqytet ditët e fundit po shtohen numrat e të prekurve. Tani janë 14 të prekur gjithsej, ndërkohë në komunën e Vitisë janë 7 të prekur.

Vushtrria dhe Gjakova kanë nga 6 të prekur ndërsa Podujeva 4. Në këtë komunë një person ka ndërruar jetë pas u infektua.

Autoritetet kanë bërë të ditur se komuna e Klinës prej datës 6 prill nuk do të jetë më në karantinë. Kjo ishte ndër komunat e para kur u shfaq një person i prekur me koronavirus. Por, një femër që kishte ardhur nga Italia ka mbetur e vetmja që ka rezultuar e prekur.

Ndërkohë, në komunën e Ferizajt, Obliliqit, Prizrenit, Lipjanit, Shtimes dhe Pejës ka vetëm nga një rast të të prekurve me virusin Covid-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera