Sport

Këto janë kombëtaret që u kualifikuan në Kupën e Botës ‘Katar 2022’ dhe ato që mbeten në Play-Off

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 16 November 2021

Kanë përfunduar sonte kualifikueset e zonës Evropiane për Botërorin “Katar 2022” dhe vetëm Holanda ishte në pikëpyetje sonte, pasi ekipet e tjera i kishin mbyllur llogaritë për vendet e para në grup.

“Tulipanët” ia dolën, ndërkohë që lanë Turqinë në play-off.

Po në këtë fazë u shtuan edhe Uellsi e Ukrainë, ndërsa Austria dhe Çekia morën dy vendet nga Nations League.

SKUADRAT E KUALIFIKUARA: Serbia, Spanja, Zvicra, Francë, Belgjikë, Danimarkë, Holandë, Kroaci, Angli, Gjermani.

NË PLAY-OFF: *Portugalia, Skocia, Italia, Rusia, Suedia, Uellsi, Turqia, Polonia, Maqedonia e Veriut, Ukraina, Austria (N. L), Çekia (N.L)

Skuadrat në vazon e favoritëve janë: Portugalia, Skocia, Italia, Rusia, Suedia, Uellsi.

Të tjera