Lajme

Këto janë incialet e personave që u përplasën mbrëmë me policinë

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 16 October 2018

“Ndërkohë që ka vazhduar ndjekja dhe është shtuar mbështetja policore, është bërë i mundur ndalimi I detyruar I veturës së dyshuar në lagjen “Përroi I Njelmët” në Prishtinë, si dhe kapja dhe arrestimi i dy të dyshuarve; S. M, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe D. S, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.”, njofton Policia e Kosovës.

I dyshuari I tretë N. S, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka arritur te ikë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është ne arrati.

Ky I dyshuar i njohur për policinë ka qenë edhe më herët në kërkim policor për raste të grabitjes dhe plagosjes të ndodhura kohë më parë.

-Advertisement-

Përgjatë kontrollit të bërë veturës së dyshuar si dhe të dyshuarve të arrestuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar: • Një revole të tipit Zoraki, të kalibrit 7.65 mm, me gjashtë fishekë, • Një Thikë, • Një shufër metalike, • Një sasi substance që dyshohet të jetë marihuanë, si dhe • Disa telefona celular. Dy zyrtar policor kanë marrë lëndime trupore përgjatë ndjekjes nga goditja e veturave, dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit të arrestuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, përderisa vazhdon të jetë në kërkim policor i dyshuari i arratisur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera