Lifestyle

Këto janë hapat që duhet të ndiqni që seksi të zgjasë më shumë

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 31 March 2021

Nëse jeni të shqetësuar se seksi nuk zgjat aq sa duhet, nuk jeni vetëm. Shumica e meshkujve ankohen se nuk janë në nivelin e duhur. Por, ka gjëra që mund të bëhen dhe për ta bërë eksperiencën seksuale më të gjatë. Seksekspertja britanike, Jess Wilde ofroi këshillat e saj në këtë drejtim.

“Seks i mirë shpeshherë konsiderohet ai që zgjat më shumë dhe të bën të djersitësh. Por, në realitet ndodh që e gjitha të zgjasë jo më shumë se 5 minuta e gjysmë. Koha patjetër që është e ndryshme në njerëz të ndryshëm. Ata që duan ta rrisin këtë kohë, duhet të provojnë disa hapa. Stërvitja për qëndrueshmërinë gjatë seksit është një mënyrë. Mashkulli masturbohet thuajse deri në kulm, por ndalet para pikës kulminante dhe lejon që reagimi i tij seksual të qetësohet. Këtë e bën përsëri. Ky ushtrim do t’ju ndihmojë në trajnimin mendor dhe fizik dhe e merr situatën nën kontroll.”

Jess gjithashtu këshilloi përdorimin e lodrave të seksit.

“Duke aplikuar një presion të qëndrueshëm në bazën e penisit, unaza mund të ndihmojë në shuarjen e shpërthimit dhe ta vonojë atë. Po ashtu, ato do ta bëjnë penisin tuaj të ndihet më i madh.”

Nga ana tjetër, ka edhe produkte që mund t’ju ndihmojnë të zgjasni më shumë seksin.

“Kremrat apo një spraj janë shumë të mirë për ata që e dinë se penisi i tyre është shumë i ndjeshëm. Këto produkte zakonisht aplikohen në zonën e sipërme të organit gjenital 5-30 minuta para kontaktit seksual. Ato ndihmojnë në mpirjen e butë të mbaresave nervore të ndjeshme, duke ju ofruar një kënaqësi më të gjatë. Duhen kontrolluar përbërësit dhe lexuar udhëzimet para përdorimit pasi secili produkt ka përbërës të ndryshëm për mpirjen.”

Të tjera