Lajme

Këto janë gratë që do të udhëheqin gjashtë komuna në Maqedoni

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 30 October 2017

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, i cili u mbajt më 15 tetor, funksionin kryetare komune për komunat Manastir dhe Haraçinë e morën Natasha Petrovska dhe Milikie Halimi e LSDM-së.

Pas raundit të dytë i cili u mbajt dje, listës me kryetarë komunash në Maqedoni iu shtuan edhe katër gra.

Në Tetovë sërish u zgjodh Teuta Arifi e BDI-së, në Makedonska Kamenicë, fitoi Sonja Stanmenkova, në Nagoriçan të Vjetër, Zhaklina Jovanovska, ndërsa në Mogillë Jamsina Gulevska, të gjitha nga LSDM.

-Advertisement-

Milike Halimi e LSDM-së u bë gruaja e parë, e cila është zgjedhur si kryetare komune në Haraçinë.

Kryetarja e komunës së Manastirit, Natasha Petrofska për nga profesioni është profesoreshë në Shkollën teknike dhe koordinatore e grupit të këshilltarëve në Këshillin e Komunës.

Makedonska Kamenicën do ta drejtojë Sonja Stamenkova, e cila për nga profesioni është psikologe e diplomuar dhe psikoterapeutiste, ndërsa në kolltukun e kryetarit të komunës në komunën Nagoriçan i Vjetër do të ulet Zhaklina Jovanovska, e cila vjen nga NP për Pastrim dhe Gjelbërim në Kumanovë.

Në Mogillë në raundin e dytë fitoi Jasmina Gulevska e LSDM-së, ndërsa Teuta Arifi e BDI-së është kryetare e vjetër dhe e re në Tetovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera