Këto janë gjashtë komunat përfituese të grantit të performancës komunale

Autori: Gazeta inFokus
16:47 | 02 March 2023
Drenasi, Lipjani, Obiliqi, Klina, Vitia dhe Gjakova janë gjashtë komunat fituese të grantit të performancës komunale, në vlerë rreth tetë milionë euro.
Që nga lansimi, programi i Granteve të Performancës Komunale ka ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve komunale dhe qeverisjes për më shumë se 700 mijë qytetarë në 28 komuna në mbarë Kosovën.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se kane ndërmarrë disa hapa për funksionimin e skemës së grantit të përformancës komunale.
Ai ka theksuar se këtë vit ka më pak komuna përfituese, por projektet janë madhore.
“Fillimisht kemi zhbllokuar grantin e performancës komunale, i cili kishte mbetur peng si pasojë e kalkulimeve politike. Kemi institucionalizuar skemën e grantit përmes hartimit të Ligjit për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe skemën e grantit të bazuar në performancë, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe tashmë jemi në hartimin e akteve nënligjore, siç është edhe Rregullorja për Grantin e Performëncës. Shumë e rëndësishme në të gjithë procesin ka qenë edhe ngritja e mekanizmave në terren, me qëllim të verifikimit të të dhënave të deklaruar nga komunat përfituese….Po ashtu kemi nisur dy procese atë të auditimit të brendshëm dhe auditimit të përgjithshëm në mënyrë që transparenca të jetë fjala e parë dhe kryesore në kuadër të grantit të performancës komunale. Këtë vit granti për mbështetjen e performancës komunale është në vlerë prej tetë milionë euro”, ka thënë Krasniqi.
E ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly tha se buxheti ka arritur në vlerën mbi 30 milionë euro prej vitit 2022 deri në 2025.
“Buxheti i performancës komunale ka arritur në vlerën mbi 30 milionë euro për periudhën prej vitit 2022 deri në vitin 2025. Kjo rritje e konsiderueshme e financimit e konfirmon rëndësinë e grantit të performancës komunale. Në të njëjtën kohë rritja demonstron dhe dëshmon angazhimin e partnerëve për mbështetjen e zhvillimit të komunave të Kosovës dhe qeverisjes lokale në përgjithësi. Cili është qëllimi? Është shumë e thjesht, që tu ofrohen qytetarëve shërbime më të mira”, u shpreh ai.
Nga Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen u shpreh se që nga fillimi kanë qenë të interesuar t’i bashkohen këtij projekti për jetë më cilësore të qytetarëve.
“Një kryetar komune që jeton në të njëjtin vend dhe udhëheq me komunën ka kompetenca dhe burimet për të përmbushur nevojat tuaja për shërbime cilësore. Gjithashtu për këtë arsyeje është nder i madh që të jem i pranishëm me ju në këtë ceremoni të grantit të performancës komunale dhe për të festuar performancën e mrekullueshme të komunave të Kosovës. Dhe si Zyre e BE-së dhe si shef i sektorit të bashkëpunimit të Zyrës së BE-së dhe të shprehim mirënjohjen tonë për punën e zellshme dhe përkushtimin në të gjitha komunat e Kosovës drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Si BE që nga fillimi kemi qenë të interesuar t’i bashkangjitemi këtij projekti me qeverinë dhe partnerët tonë”, ka thënë ai.
Edhe ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund theksoi se cilësia e demokracisë varet në pjesëmarrjen e qytetarëve.
“Elementi më vendimtar i komunave dhe nivelit komunal është që të jenë sa më afër qytetarëve. Qytetarët duhet ta ndjejnë praninë e qeverisjes lokale përmes projekteve reale nga të cilat qytetarët përfitojnë. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që të sigurohemi që fondet që shkojnë në komunat të përdorën në mënyrë efikase”, katheksuar ai.
Përmes grantit, komunat kanë qenë në gjendje të investojnë në infrastrukturë dhe shërbime thelbësore, duke përfshirë rrugët, shkollat, qendrat e kujdesit shëndetësor dhe sistemet e menaxhimit të mbeturinave, duke rezultuar në përmirësime të dukshme në cilësinë e jetës së qytetarëve./KP/

Të tjera
-
Grupi i tretë i haxhilerëve nga Kosova mbërrijnë shëndosh e mirë në Xhide
Grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova, që kanë marrë rrugën drejt vendeve të...
-
Kurti: Kosova dhe Kroacia ndajnë lidhje të thella – të historisë, miqësisë dhe vlerave të përbashkëta
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ev...
-
Pas intervistimit, Peci iu ikë medieve
Pas intervistimit për rreth 4 orë, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci...
-
PDK thërret konferencë për nesër
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media. Sipas...
-
Abdixhiku: Një ditë në Kosovë do të dalin prokurorë që do të trajtojnë me guxim secilin akt korruptiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas aks...
-
Haradinaj në 25-vjetorin e AAK-së në Pejë: Jemi gati që në zgjedhjet lokale t’i kthejmë qeverisjen që e meriton
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e 25-vjetorit të themelimit të...
-
BE-ja nis heqjen e masave ndaj Kosovës, por procesi mbetet i kushtëzuar
Edhe pse shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas paralajmëroi nisjen e he...
-
Kryeministrja italiane: E ardhmja është e lidhur ngushtë me SHBA-në, Evropa duhet të gjejë guximin për të eliminuar tarifat
Në fjalimin e saj në konventën e Shoqatës së Industrialistëve Italianë, Kryem...
-
“Paratë e vjedhura do kthehen cent më cent”, Abdixhiku reagon për intervistimin e ministrit Peci
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
Edhe kryeshefi i AUV-it përfundon intervistën si i dyshuar, deklarohet avokati Çerkini
Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha, e ka përfunduar...
-
Komuniteti i biznesit proteston të enjten, shkak vendimi i ZRrE-së për rrymën
Të enjten më 29 maj, komuniteti i biznesit do të organizojë një protestë, për...
-
Vendimi i ZRRE-së për tranzicionin e energjisë detyron bizneset të protestojnë
Vendimi i fundit i ZRRE-së, lidhur me procesin e daljes së bizneseve në tregu...