Këto janë fjalët që Albin Kurti i thotë për Ibrahim Rugovën në 14-vjetorin e vdekjes
Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 21 January 2020
Në 14 vjetorin e vdekjes së Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ashtu sikur edhe në vitet e kaluara, shumë qytetar e politikan shkojnë për homazhe tek varri i tij.
Por, kështu nuk bën edhe Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes, shkruan gazeta inFokus.
Megjithatë, në një situatë, kur partia e tij ka dalë fituese në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, e që po synon të bëj koalicion me LDK-në parti të cilën e themeloi Rugova, Kurti ka shkruar disa fjalë për të.
Kurti në rrjetin social në Facebook, në 14 vjetorin e vdekjes së Rugovës ka filluar shkrimin për të duke e përmendur atë si kritik letrar, shkruan gazeta inFokus.
“Dr. Ibrahim Rugova ka qenë kritik letrar i kalimit nga strukturalizimi te post-strukturalizmi francez gjatë viteve ‘70, intelektual i angazhuar e humanist që ka evituar konfliktet, njeri racional i pasionuar me gjuhën si histori dhe si institut, dhe, shqiptar i urtë që e don popullin e vet ashtu siç ai është”, ka thënë Kurti.
Tutje, ai përmend edhe historianin britanik Noel Malcolm për përshkrimin që ai i ka bërë Rugovës, shkruan gazeta inFokus.
“Historiani britanik Noel Malcolm ka theksuar se Presidenti Ibrahim Rugova, në njërën anë, i ka bashkuar shqiptarët e Kosovës kundër Serbisë, ndërkaq, në anën tjetër, e ka ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës. Ai është kujdesur për popullin e Kosovës, por jo vetëm”.
Ndërsa ka publikuar edhe katër ekstrakte nga intervista të tij për mediume të huaja e vendore.
“Spiegel: A ekziston shansi që Serbia të pranonte kërkesën e juaj për një shtet të pavarur të Kosovës?
Rugova: Alternativa e kësaj nuk mund të ishte synimi për Serbinë – pra një konstrukt i krizës së vazhdueshme brenda kufijve të saj. Ne do ishim të gatshëm, që të deklarohemi shtet neutral dhe që të heqim dorë tani për tani nga bashkimi me Shqipërinë. Sidoqoftë, më duhet ta pranoj se qëllimi ynë, për t’iu bashkangjitur Shqipërisë, është një synim i natyrshëm.
(Der Spiegel 24/1992
Spiegel: Besteht denn die Chance, daß Serbien Ihrer Forderung nach einem unabhängigen Staat Kosovo zustimmen könnte?
Rugova: Die Alternative dazu wäre für Serbien nicht erstrebenswert – nämlich ein permanenter Krisenherd innerhalb seiner Grenzen. Wir wären bereit, uns zum neutralen Staat zu erklären und vorerst keine Vereinigung mit Albanien einzugehen. Allerdings ist der Anschluß an Albanien, zugegebenermaßen, unser natürliches Ziel.)
* * *
Pyetje: Cilat janë propozimet tuaja për ekzistencën e shqiptarëve në një perspektivë afatmesme?
Përgjigje: Së bashku me të gjitha partitë e tjera përfaqësuese të shqiptarëve të ish Jugosllavisë, ne patëm formuluar tre opsione. I pari kërkonte një Kosovë të pavarur, sigurinë për shqiptarët e Maqedonisë që të njiheshin si komb shtetformues në Maqedoni dhe vetadministrimin për shqiptarët e Malit të Zi dhe jugut të Serbisë. Ky opsion i parë bazohej te hipoteza e mosndryshimit të kufijve mes Republikave të ish Jugosllavisë. Në rast se kufijtë ndryshonin, atëherë ne kërkonim një Republikë që të përbashkonte të gjithë shqiptarët e ish Jugosllavisë. Ky ishte opsioni i dytë. Opsioni i tretë: nëse ndryshonin kufijtë ndërkombëtarë, ne kërkonim bashkimin e tyre me Shqipërinë.
* * *
“Ne zhvillojmë luftë në Kosovë që dhjetë vjet, por nëse vjen deri te konflikti i hapur, normalisht se do të dimë se si të mbrohemi. Kuptohet, Shqipëria është këtu, madje do të kërkojmë ndihmë nga të gjithë ata që përkrahin çështjen tonë. Shpresoj se nuk do të ketë luftë, por ne shqiptarët luftën dhe vdekjen i kemi gjithmonë me vete, kështu që as luftës eventuale nuk i frikohemi. Nëse vjen deri te lufta, të jetë me sa më pak viktima sepse ne edhe ashtu dhamë shumë bij e bija krejt të rinjë për çështjen tonë. Internacionalizimi i çështjes sonë u bë pikë së pari duke iu falënderuar atyre që dhanë jetën për Kosovën.” – Ibrahim Rugova «Ne do të fitojmë», përgjigje lexuesve të revistës Zëri, 7 shtator 1991, faqe 8-12.
* * *
“Në këtë situatë është normale që të ketë edhe individë e grupe më radikale në këtë lëvizje të madhe të rezistencës paqësore, por në këtë situatë është vështirë që edhe radikalët të bëjnë diçka. Dallimet që kemi – rezistencë paqësore apo rezistencë e armatosur – i shoh jo si konfrontim, ashtu siç po dëshiron Sërbia t’i paraqesë, por si shenjë e frymës demokratike e tolerante, ndonëse nën okupim.” – Ibrahim Rugova «Qëndrojmë në opcionin tonë për Kosovën e pavarur e neutrale», intervistuar nga Ruzhdi Demiri, Bujku, 6 nëntor 1992, faqe 3”./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...