Sport

Këto janë fjalët e trajnerit të Besës pas humbjes nga Drenica

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 16 April 2021

Besa u mposht nga Drenica me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm për pejanët e shënoi Ardi Qorri, kurse për drenicakët shënoi dy herë Kreshnik Uka.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Besës, Leotrim Krasniqi, i cili tha se skuadra e tij bëri punë të mirë.

-Advertisement-

“Kemi qenë në lojë non-stop, normalisht nga loja në lë jam i kënaqur me lojtarët, sot e patëm një lojë të mirë, normalisht kundërshtari na dënoj me një gol nga faulli. Unë pres se gjithmonë të jap maksimumin”, tha Krasniqi për Art Sport.

Pas kësaj humbje Besa vazhdon të jetë në vendin e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera