Sport

Këto janë fjalët e Tahir Batatinës pas humbjes ndaj Dritës

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 03 December 2020

Drita mposhti Llapin në duelin e zhvilluar sot në kuadër të Superligës, shkruan Gazeta inFokus.

Nikoqirët arritën e fitonin me rezultat minimal, 1-0, falë golit të kapitenit Ardian Limani.

Kjo humbje i ka shkaktuar Llapit telashe të mëdha sa i përket qëndrimit në Superligë.

-Advertisement-

Pas kësaj humbje ka folur trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina, i cili ka thënë se skuadra e tij ka dominuar ndeshjen.

“Nga minuta e parë kemi dominuar skuadrën e Dritës e cila është kampione dhe në pozitën e dytë. Golin ia uroj portieri jonë i cili bëri gabim. Djemtë treguan karakter të fortë dhe luajtën shumë mirë. Nëse e shohim sot në ndeshje, nuk e kemi ditur a është kampioni Drita apo Llapi. Ndeshja tregon se cila skuadër ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes. Nuk i kemi dhëne hapësire Dritës ne asnjë aspekt te na dominoj”, tha Batatina për Art Sport.

Llapi vazhdon të jetë në vendin e nëntë me vetëm 11 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera