Sport

Këto janë fjalët e Shkëmbit pas triumfit të madh ndaj Feronikelit

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 18 April 2021

Ballkani e ka mposhtur në udhëtim Feronikelin me rezultat 0-2, në duelin e vlefshëm për xhiron e 29-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvillua në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, golat për skuadrën nga Suhareka i shënuan Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku.

Pas përfundimit të ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, i cili ka thënë se sot kanë marrë tri pikë të rëndësishme ndaj një kundërshtari shumë të fortë.

-Advertisement-

Tutje ai ka shtuar se çdo gabim që bëjnë tani, lufta për titull vështirësohet.

“Tre pikë shumë të rëndësishëm kundër një kundërshtari shumë të fortë. Mendoj që patëm fat pasi që objektivat tonë më të kundërshtarit janë më të mëdha. Patëm raste të humbura, por në këto ndeshje më të rëndësishme janë pikët e plota. Çdo gabim që bëjmë tani, lufta për objektivin bëhet më e vështirë”, tha Shkëmbi për Art Sport.

Pas kësaj fitoreje, Ballkani vazhdon të renditet i dyti me 61 pikë, tri me pak se Drita që kryeson dhe një më shumë se Prishtina që pozicionohet e treta./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera