Sport

Këto janë fjalët e Muriqit pas golit të mbrëmshëm

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 22 January 2021

Lazio mbrëmë arriti të kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Italisë pasi mposhti Parmën me rezultat 2-1, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e dytë për Lazion e shënoj Vedat Muriqi në minutën e 90-të të takimit.

Ky ishte goli i parë i sulmuesit prizrenas në një ndeshje zyrtare me klubin italian.

-Advertisement-

Gjatë ditës së sotme Muriqi ka folur në një konferencë për media, ku është shprehur shumë i lumtur për golin dhe shpreson të shënoj edhe me shumë.

“Jam i lumtur për golin dhe fitoren që arritëm. Falënderoj shokët e skuadrës që më kanë mbështetur gjithmonë, edhe kur goli ka munguar.

Shpresoj të jem zhbllokuar me këtë gol, në mënyrë që të shënoj të tjerë gola të rëndësishëm për të ndihmuar skuadrën“, ka deklaruar futbollisti ‘dardan’.

Muriqi u transferua tek Lazio verën e kaluar pas një sezoni fantastik me Fenerbahçen./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera