Sport

Këto janë fjalët e Klodian Duros pas barazimit me Trepçën ‘89

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 18 October 2020

Feronikeli nuk ka arritur më shumë se një pikë në udhëtim te Trepça ’89, pasi nuk ka luajtur baras 0-0, në sfidën e luajtur në kuadër të javës së gjashtë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Për skuadrën nga Drenasi debutoi trajneri Klodain Duro, i cili pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me futbollistët e tij.

“Jam i kënaqur gjithçka që kam gjetur në futbollin kosovar. Kërkonim maksimumin që ta fitonim këtë ndeshje që të rikthenim një atmosferë akoma më të mirë psikologjike. Jam i kënaqur nga atë se çfarë treguan futbollistët tanë në këtë ndeshje. Kur kërkon të fitosh ndeshjen normalisht që rrezikon edhe të pësosh gol, është për t’u përgëzuar edhe Trepça ‘89, pasi që nuk u shpërbe në fushën e lojës, por qëndroi taktikisht shumë mirë. Jam i kënaqur nga gjendja e mire fizike që kam gjetur skuadrën. Jemi munduar të rikthejmë formën e futbollistëve pas pushimit, pasi që është një ngarkesë e madhe të luash në çdo të treten ditë. Mendoj që në ndeshjet e radhës të jemi me preciz para portës dhe të arrijmë te fitoret”, ka thënë Duro për ‘Art Sport’.

Pas këtij barazimi Feronikeli renditet i 7-ti me 6-të pikë./Gazeta inFokus/

Të tjera