Sport

Këto janë fjalët e Gentjan Mezanit pas humbjes nga Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 20 April 2019

Gjilani ka pësuar disfatë në fund të takimit nga Prishtina, në duelin e vlefshëm për javën e 28-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani deklaroi:

“Sigurisht që është e dhimbshme të pranosh gol në minutën e fundit, por humbja është humbje, sikurse në minutën e parë, sikurse në minutën e fundit. Kemi patur ekuilibrin gjatë gjithë kohës, teksa në pjesën e parë tentuam të kërkonim diçka më shumë në fazën ofansive, në pjesën e dytë kërkuam të mbronim rezultatin. Prishtina ka një skuadër shumë cilësore dhe na dënoi në fundin e ndeshjes”, deklaroi Mezani për ‘Super Sport Kosova’.

-Advertisement-

Më tej tekniku i kuqebardhëve foli edhe për ndeshjen e radhës me Feronikelin, derisa potencoi se skuadra e tij nuk do të shkoj për të humbur.

“Sikurse me Feronikelin po ashtu edhe në ndeshjet tjera ne duhet të marrim maksimumin e pikëve. Kemi shumë punë për të bërë deri në fund, derisa do fillojmë qysh tani përgatitjet për ndeshjet e radhës”, përfundoi Mezani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera