Lajme

Këto janë fjalët e “frikshme” të Putinit për ukrainasit që i tha Macronit

Autori: Ermirë Berisha 17:06 | 03 March 2022

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një bisede me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, ka refuzuar të bënte kompromise për pushtimin e Ukrainës, shkruan Gazeta inFokus.

Ky lajm u raportua nga “Agence France Presse” duke cituar ndihmësin e kreut të shtetit francez.

Gjatë një bisedë një orë e gjysmë, presidenti rus i tha Macron-it se “operacioni” i ushtrisë ruse po shkonte “sipas planit” të Moskës.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka kërcënuar se situata do të përkeqësohet nëse ukrainasit nuk i pranojnë kushtet e tij.

“Presidenti Macron pret që më e keqja nuk ka ardhur ende, duke pasur parasysh atë që i ka thënë presidenti Putin”, tha Pallati Elysee./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera