Sport

Këto janë fjalët e David Domgjonit pas debutimit në ndeshje zyrtare me fanellën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 10 October 2021

Mbrojtësi i skuadrës së Luzernit, David Domgjoni, ka debutuar në një ndeshje zyrtare me fanellën e kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Domgjoni bëri paraqitjen e parë me ‘Dardanët’, në humbjen që Kosova e pësoi nga Suedia me rezultat 3-0 të shtunën mbrëma në Stokholm.

24 vjeqari u inkuadrua në lojë në minutë e 73’ duke zëvendësuar mbrojtësin tjetër, Mergim Vojvodën.

Pas debutimit më Kosovën ka reaguar për herë të parë David Domgjoni. Ai përmes një postimi në llogarinë e ti zyrtare në facebook është shprehur i lumtur dhe krenarë.

Për këtë ka falënderuar shokët e skuadrës, stafin e FFK-së dhe tifozët ‘Dardanët’.

‘’Jam shumë i lumtur dhe krenarë për debutimin tim zyrtar për fanellën Dardane! Falënderoj të gjithë shokët e skuadrës, stafin e @ffk_kos dhe tifozët Dardanë për mbështetjen e tyre, të bashkuar gjithmonë në humbje dhe fitore, me kokën lart për sfidat e radhës’’, ka shkruar Domgjoni në facebook.

Më poshtë keni postimin e plotë të mbrojtësit nga Prizreni./Gazeta inFokus/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Të tjera