Sport

Këto janë fjalët e Batatinës pasi Llapi ‘shpartalloi’ Trepçën ‘89

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 10 November 2020

Skuadra e Llapit e ka ‘shkatërruar’ Trepçën ’89, pasi e ka mposhtur me rezultat të thellë 5-0, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 12-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Llapi, Tahir Batatina, i cili ka thënë se kanë qenë në krizë të rezultateve, por jo edhe të lojës.

“Mendoj që kemi qenë në krizë rezultatesh, por jo në krizë loje. Kemi luajtur mirë, por kemi humbur ndeshjet. Si trajner kam rrezikuar me disa ndryshime, pasi që kjo ndeshje ishte jetike. I kam dhënë hapësirë lojtarëve të rijnë, pasi që nga ardhja ime në Llap i kam dhuruar mundësi talentëve”, tha Batatian për Art Sport.

-Advertisement-

Tutje tekniku llapjan foli edhe për lojtarët e rijnë të skuadrës, të cilëve po i’u jep hapësirë.

“Adonis Aliu dhe Muhamet Hyseni do të jenë e ardhmja e Llapit, teksa pastaj inkuadrova edhe Behramin i cili nuk i ka akoma 18 vjet më bënë të besoj në këtë skuadër”, deklaroi Batatina fillimisht për “Art Sport”.

Për fund ai tha se kampionati është i gjatë dhe krizën e Llapit mund ta kenë edhe ekipet tjera.

“Besoj që do rikthehemi dhe do jemi skuadër që lufton e që kërkon më shumë në fushë, shfrytëzuam mungesat e tyre dhe bëmë maksimumin. Kampionati është i gjatë, si kemi pasur ne kriza mund ta kenë edhe të tjerat. Ne e patëm atë krizën tonë që gjërat nuk ecën siç duhet”, përfundoi Batatina.

Pas kësaj fitoreje Llapi renditet i 9-ti me 8-të pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera