Sport

Këto janë fjalët e Armend Dallkut pasi u shpall trajneri më i mirë për vitin 2020 në Komunën e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 23 February 2021

Armend Dallku e ka fituar çmimin trajneri më i mirë i vitit 2020 në Komunën e Prishtinës, shkruan Gazeta inFokus.

Kuvendi Komunal, përkatësisht Drejtoria e Sportit e ka shpallur Dallkun si më të dalluarin për vitin që lamë pas.

Pasi e mori çmimin trajneri i Dukagjinit të Klinës ka reaguar në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

-Advertisement-

Dallku ka thënë se ëndrrat e mëdha realizohet në qoftë se beson fuqishëm në to.

Tutje ish-trajneri i Prishtinës ka falënderuar Kuvendin Komunal dhe Komisionin Vlerësues për këtë çmim.

“Ëndrrat e mëdha realizohen në qoftë se beson fuqishëm në to. Falënderim Kuvendit Komunal,  konkretisht Departamentit të Sportit, e posaçërisht Komisionit Vlerësues për Vlerësimin si Trajner i Vitit në Komunën e Prishtinës për vitin 2020. Ky çmim shkon edhe për bashkëpunëtorët e mi Artan Luzi dhe Agon Ramadani dhe të tjerët që ishin pjesë e jona”, ka shkruar ai në facebook.

Armend Dallku në vitin 2020 e ka fituar Kupën e Kosovës në futboll me skuadrën e Prishtinës, kurse aktualisht drejton ekipin e Dukagjinit të Klinës.

Më poshtë keni postimin e plotë të ish-lojtarit të kombëtares shqiptare./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera