Sport

Këto janë fjalët e Andy Ruizit pasi u mposhtë nga Anthony Joshua

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 07 December 2019

Andy Ruiz Jr e ka pranuar se Anthony Joshua ishte më i mirë në rimeçin që u zhvillua sonte, mirëpo kërkoi të ketë një rimeç të tretë mes këtyre të dyve.

Gjashtë muaj pas meçit që e tronditi botën e boksit, Anthony Joshua i është hakmarrë Andy Ruiz Jr, duke i rifituar titujt e tij të kampionit botëror në kategorinë e peshave të rënda në boks – WBO, WBA. IBF dhe IBO.

“Ishte nata e tij. Unë s’u përgatita ashtu siç duhet. Ai fitoi, boksoi më mirë sesa unë. Por, nëse e bëjmë një meç të tretë, unë premtoj se do ta arrij formën time më të mirë, se do të jem në maksimumin tim”, ka thënë Ruiz.

-Advertisement-

“Unë mendoja se do të ndihesha më mirë, mendoja se do të ndihesha më i fortë. Por, për meçin tjetër do të përgatitem më mirë dhe do të jem më i fortë”.

“Nuk dua të arsyetohem tani, Joshua ishte shumë i mirë. Dua ta falënderoj Zotin dhe të gjithë tifozët këtu. Kush dëshiron ta shikojë një meç të tretë mes neve dyve?”

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera