Rozë

Këto janë dy vajzat e vetme që Fero i ndjek në Instagram

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 10 December 2019

Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, apo edhe si djaloshi problematik i estradës shqiptare, jo rrallë herë merr vëmendje me aktivitetet e tij qofshin ato profesionale apo personale.

Largimi i tij në One Records, ndarja nga e dashura Arbenita Ismajli, dy projektet e fundit e shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me Feron kanë bërë bujë të madhe në mediat rozë, ashtu siç po bën buje paralajmërimi për projektin e tij të radhës që pritet të publikohet brenda katër ditëve.

Reperi kohë më parë i kishte hequr të gjithë nga profili i tij i “Instagrami-t”, madje edhe të dashurën e tij aso kohe, duke qenë zero numri i personave që i ndiqte ai në Instagram.

-Advertisement-

Por pas një kohe Fero filloj përsëri të shtoj numrin e personave të cilët i ndjekë në Instagram, tashmë ai ndjek 28 persona por vetëm dy nga profilet që ndjek reperi janë te gjinisë së kundërt, ato janë Luana Vjollca dhe Xhensila Myrtezaj.

Fero është duke e finalizuar projektin e tij të radhës, që siç ka premtuar ai vet pritet të dal brenda katër ditëve, akoma nuk dihen detaje rreth këtij projekti, përveç se për ketë projekt repri ka ardhur nga Gjermania në Kosovë, për ti realizuar xhirimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera