Sport

Këto janë dy përballjet që luhen sot në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 30 November 2020

Elita e futbollit vendor vjen sot me dy takime të mbetura në kuadër të javës së 15-të, shkruan Gazeta inFokus.

Drenica pret Llapin, i cili vjen pas humbjes ndaj Prishtinës në mes javën e kaluar.

Llapjanët po vazhdojnë me forma aspak të mirë dhe gjenden në pozitën e nëntë me 8 pikë, kurse drenicakët janë në vendin e gjashtë me 18 pikë.

-Advertisement-

Kurse përballja tjetër është ajo mes Ballkanit dhe Arbërisë.

Suharekasit po vazhdojnë të mbajnë kreun e tabelës me 32 pikë të arkëtuara, kurse Arbëria gjendet në vendin e shtatë me 17 pikë.

Gazeta inFokus do t’iu mbaj të informuar për çdo gjë që lidhet me këto ndeshje, të cilat nisin nga ora 13:00 dhe transmetohen në Art Sport./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera