Sport

Këto janë dy klubet e Superligës të cilat kanë mbetur pa trajner

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 26 February 2020

Stinorin pranveror të gjitha skuadrat e Superligës e filluan me trajner, por pa kaluar dy xhiro të plota filluan dorëheqjet e shkarkimet, shkruan Gazeta inFokus.

Ishte Bekim Isufi i Ferizajt, ai i cili dha dorëheqje të parevokueshme menjëherë pas ndeshjes së parë të stinorit pranveror ndaj Feronikelit, takim ky që u mbyllë më rezultat të barabartë 1-1.

Image result for bekim isufi kf ferizaj

-Advertisement-

Pas ndeshje Isufi tha se gjendja në kampin ferizajas është shumë e keqe dhe se aty nuk mund të vazhdonte me.

E nuk shkoj shume kohë dhe edhe një tjetër klub i Superligës mbeti pa trajner.

Është klubi i Feronieklit, drejtuesit e të cili i shkarkuan trajnerin Agim Sopin dhe këshilltarin e presidentit Ramaj, Albert Bunjakun pas humbje nga Llapi 2-1.

Image result for agim sopi kf feronikeli

Image result for agim sopi kf feronikeli

Këta dy u shkarkuan për shkak të rezultateve jo të mira.

Përderisa Ferizaj është në kontakte me trajnerin Bylbyl Sokoli, te Feronikeli nuk ka akoma ndonjë emër të trajnerit, i cili mund ta marrë drejtimin e klubit nga Drenasi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera