Lajme

Këto janë dy gratë që arritën të bëhen kryetare të komunave

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 18 October 2021

Rezultatet preliminare për kandidatë për kryetarë të komunave tashmë kanë përfunduar dhe në aspektin gjinor janë shumë dëshpëruese për Kosovën.

Vetëm dy komuna janë fituar pa balotazh nga kandidatet gra, dhe të dyja janë nga Lista Serbe.

Liljana Shubariq në Graçanicë ka fituar 77.71 për qind të votave.

-Advertisement-

Në anën tjetër, Katarina Ristiq-Iliq në Ranillug ka fituar 100% të votave.

Sa i përket kandidateve shqiptare për kryetare të komunave, vetëm një sosh ka arritur të shkojë në balotazh.

Bëhet fjalë për politikanen Mimoza Kusari Lilan që në Gjakovë i ka fituar 37.08% dhe do të jetë në balotazh me Ardian Gjinin e AAK-së.

Rezultat relativisht të kënaqshëm ka marrë edhe Kaltrina Salihu në Dragash, e cila i fitoi 17.75 për qind të votave.

Më pas, ishte Sibel Halimi që i fitoi 9.36 për qind të votave në Ferizaj.

Floretë Zejnullahu e PDK-së i ka fituar 6.52 për qind të votave në Podujevë.

Leonora Morina-Bunjaku ka përfituar edhe më shumë, plot 8.08 për qind.

Arbënesha Kuqi nga Gjakova ka fituar 3.39 për qind të votave po për PDK-në.

E Ardiana Qorraj në PDK i ka fituar 2.021 prë qind.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera