Këto janë dokumentet që Kurti ua dorëzoi ambasadorëve të QUINT-it
Autori: Gazeta inFokus 07:06 | 06 February 2024
Kryeministri Albin Kurti në takimin e djeshëm me ambasadorët e QUINT-it, ku është diskutuar gjendja aktuale në vend, me theks te rregullorja e Bankës Qendrore për Operacione me Para të Gatshme, ka prezantuar disa dokumente, përmes të cilave ka paraqitur gjendjen faktike.
Në dokumentet e siguruara nga RTKlive, të cilat i pari i ekzekutivit ua ka dorëzuar ambasadorëve, ai ka prezantuar funksionimin e strukturave ilegale të Serbisë brenda Kosovës, e të cilat e cenojnë rëndë rendin juridiko-kushtetues të Republikës së Kosovës. Kryeministri ua ka bërë të qartë ambasadorëve se Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet e miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, marrëveshjet me Serbinë dhe Pakoja e Ahtisaarit nuk parashikojnë krijimin ose funksionimin e sistemit ilegal apo komunave të Serbisë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se këto struktura, të cilat ofrojnë shërbime ilegale për qytetarët e komunitetit serb, janë pengesë për integrimin e këtij komuniteti në sistemin e Republikës së Kosovës.Tutje në këtë dokumente theksohet se të punësuarit në këto struktura janë përzgjedhur përmes një procesi tërësisht jotransparent, ku rolin kryesor e kanë strukturat e sigurisë në bashkëpunim me Milan Radojçiqin dhe se të njëjtat përdoren për qëllime politike dhe të sigurisë, duke ushtruar ndikim dhe presion mbi qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë.
Duke qenë struktura të kontrolluara tërësisht nga shteti serb, punonjësit dhe hapësirat e tyre ishin në shërbim të plotë të shërbimeve sekrete serbe apo ruse.
Është bërë e qartë se këto struktura ilegale, me urdhër të qeverisë serbe, po vazhdojnë të financojnë bizneset dhe personat që janë në listën e zezë të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.
Sipas dokumenteve të paraqitura, kryeministri Kurti ka bërë të qartë se aksioni policor për mbylljen e komunave ilegale nuk kishte si objektiv mbylljen e sistemeve shëndetësore, arsimore, farmaceutike apo postare.
Në këto dokumente është prezantuar edhe lista e masave proaktive të ndërmarra për të përmirësuar pjesëmarrjen e serbëve në institucionet dhe jetën publike të Kosovës.
Kurti ka thënë se janë të përkushtuar që të sigurojnë që të gjitha komunitetet në Kosovë të mund të gëzojnë udhëtimin pa viza me pasaportat e Kosovës dhe përmes dokumenteve të paraqitura i ka bërë thirrje BE-së që të mbështesë rishqyrtimin e propozimit për liberalizimin e vizave edhe për qytetarët serbë të Kosovës me pasaporta të Serbisë, duke i bërë thirrje BE-së që t’i bashkohet fushatës së Qeverisë së Kosovës për të inkurajuar dhe thirrur të gjithë serbët e Kosovës që të marrin pasaportat e Kosovës dhe të kontribuojnë në normalizimin e mëtejshëm dhe marrëdhënies së mirë fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sa i përket çështjes së ndalimit të dinarit, kryeministri Kurti ka paraqitur dokumente në të cilat dokumentohet se qytetarët e komunitetit serb tashmë kanë një llogari bankare në euro në një institucion të licencuar, pasi ata tashmë i marrin pensionet, pagesën e asistencës sociale, përfitimet e fëmijëve dhe pagat nga Thesari i Kosovës, në euro, në llogaritë e tyre bankare. Sipas kreut të Qeverisë, pagesat e marra nga Serbia për shumicën e këtyre familjeve janë burimi i dytë i të ardhurave, krahas asaj që marrin nga Thesari i Kosovës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...