Sport

Këto janë dhjetë arsyet për paraqitjen katastrofale të Gjermanisë në Kupën Botërore

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 28 June 2018

Para fillimit të turneut, selektori  i Gjermanisë Joachim Low ishte i vetëdijshëm për rrezikun që skuadra e tij mund të përballet në Kupën e Botës, shkruan GazetaFokus.

Në fakt, ai madje i kishte paralajmëruar ata dhe e përdori si shembull dështimin e Spanjës në Botërorin 2014.

“Pas fitores së Kupës së Botës, ne duhet të ndryshojmë skuadrën, e jo siç bëri Spanja në vitin 2010. Ata kishin lojtarë të mëdhenj, por gjithmonë keni nevojë për ndryshime”, kishte thënë Joachim Low.

-Advertisement-

Por ja që ndodhi dhe Gjermania pati një paraqitje për tu harruar, dhe këto janë arsyet të cilat sollën fundin katastrofal të gjermanëve.

Këto janë 10-të arsyet:

1. Mbrojtja e dobët Hummels dhe Boateng

Vetëm Egjipti (16) dhe Koreja e Jugut (15) kanë marrë më shumë goditje në drejtim të golit se ‘Mannschaft’ (14). Jerome Boateng (i cili u përjashtua kundër Suedisë) dhe Mats Hummels (i cili u lëndua) treguan se ndoshta ishte më mirë pa prezencen e tyre.

Çdo herë kur ishte momenti që të vraponin, ata vuajtën shumë për shkak të mungesës së shpejtësisë.

2. Pa Sanen.

Eliminimi i Gjermanisë i dedikohet edhe mos ftesës së Leroy Sanes në mënyrë të pashpjegueshme. ‘Lojtari më i mirë i ri i premier ligës’ sipas ‘PFA’ i ka munguar shumë Lowit. I gjithanshëm dhe djallëzor, ai mund të luajë si anësor, organizator dhe sulmues.

3. Pa pikë reference në sulm

Thomas Muller dhe Mario Gomez nuk ishin aspak në nivelin e duhur të botërorit edhe në saje të ngathtësisë që e bën mosha. ‘Mannschaft’ i ka munguar një golashënues i nivelit të lartë si në të kaluarën. Ata e lanë Rusinë me vetëm dy gola: ato të arritura nga Reus dhe Kroos kundër Suedisë.

4. Gjermania e varur prej depërtimeve të Joshua Kimmichit

Mesfushori i Bayern Munichut ishte më i mirë në Kupën UEFA me nëntë asistime. Gjermania u mjaftoi për të zgjidhur problemet e tyre përmes depërtimeve të vazhdueshme të Kimmich në të djathtë dhe rivalëve u mjaftoi që ta bllokonin.

Germany’s defender Joshua Kimmich reacts at the end of the Russia 2018 World Cup Group F football match between South Korea and Germany at the Kazan Arena in Kazan on June 27, 2018. Germany have been eliminated from a World Cup in the first round for the first time since the Second World War, as the holders are knocked out in the group stage for the fourth time this century. / AFP PHOTO / Roman Kruchinin / RESTRICTED TO EDITORIAL USE – NO MOBILE PUSH ALERTS/DOWNLOADS

5. Toni Kroos, shumë i vetmuar

Gjithë përgjegjësia kur erdhi në marrjen e topit ra në Kroosin. Sami Khedira, Mesut Ozil dhe Julian Draxler ishin më afër zonës së rivalëve se sa topit. Gjermania, me vetëm një mënyrë për të krijuar raste, po bëhej shumë e parashikueshme.

6. Presioni medial

Përqendrimi i gjermanëve filloi keq. Fotografia kontradiktore e Ilkay Gundoganit dhe Mesut Ozilit me presidentin turk, Tayyip Erdogan shpërtheu qetësinë dhe klimën e punës së Lowit. Gundogan u përshëndet në miqësoren kundër Arabisë Saudite (1-1) dhe pa se si makina u thye. Legjenda gjermane, Stefan Effenberg, ndër të tjera, bëri thirrje për dëbimin e të dy lojtarëve.

7. Neuer përpara Ter Stegenit?

Neuer, megjithatë i portretizuar si një ndër shkaktarët e humbjes kundër Koresë, nuk është aspak përgjegjës për eliminimin e Gjermanisë. Por, ai ka pasur një sezon aspak të mirë me lëndime te Bayerni. Është e vështirë të kuptohet, pse kjo kokëfortësi e Lowit për të luajtur me Neuerin para Marc Ter-Stegenit që ka pasur një sezon të mirë me Barcelonën.

South Korea’s midfielder Ju Se-jong (L) vies for the ball with Germany’s goalkeeper Manuel Neuer during the Russia 2018 World Cup Group F football match between South Korea and Germany at the Kazan Arena in Kazan on June 27, 2018. / AFP PHOTO / Roman Kruchinin / RESTRICTED TO EDITORIAL USE – NO MOBILE PUSH ALERTS/DOWNLOADS

8. Një ekip i formës së ulët

Gjermania u paraqit në Kupën Botërore duke shfaqur një formë alarmante. Duket se asnjëri futbollist nuk ka arritur në Rusi në gjendjen optimale. Draxler dhe Khedira janë shembuj të mirë. Mungesa e shkëndijës që tashmë ishte vlerësuar në miqësoren e mëparshme: humbja ndaj Austrisë (2-1) dhe fitorja me mjaft mund kundër Arabisë Saudite (2-1). Një triumf që shërbeu për të parë dinamikën e keqe të ‘Mannschaft’, – pesë ndeshje (tre barazime dhe dy humbje).

9. Ku janë Ozil dhe Muller?

Dy prej lojtarëve që konsiderohen si lokomotiva e kombëtares kanë qenë plotësisht të humbur. Muller erdhi me synimin që t’i afrohej 16 golave të Miroslav Kloses në Kupën e Botës dhe ai largohet pa asgjë. Ozil gjithashtu shkoi në stol pas ndeshjes së keqe kundër Meksikës. U kthye në njëmbëdhjetë kundër Koresë, por u kthye për të përmbytur anijen. Nuk ka më dallime. Ndeshjet e dobëta e treguar te Arsenali është bërë shenjë dalluese e tij. “Ai ka gjuhën e trupit të një bretkocë të vdekur”, tha Mario Basler për Mesut Ozil.

Kazan (Russian Federation), 27/06/2018.- Mesut Oezil of Germany in action during the FIFA World Cup 2018 group F preliminary round soccer match between South Korea and Germany in Kazan, Russia, 27 June 2018. (RESTRICTIONS APPLY: Editorial Use Only, not used in association with any commercial entity – Images must not be used in any form of alert service or push service of any kind including via mobile alert services, downloads to mobile devices or MMS messaging – Images must appear as still images and must not emulate match action video footage – No alteration is made to, and no text or image is superimposed over, any published image which: (a) intentionally obscures or removes a sponsor identification image; or (b) adds or overlays the commercial identification of any third party which is not officially associated with the FIFA World Cup) (Mundial de Fútbol, Corea del Sur, Rusia, Alemania) EFE/EPA/ROBERT GHEMENT EDITORIAL USE ONLY

10. Timoni i Lowit

Trajneri gjerman ka dashur të luajë me ‘pesha të rënda’ ndaj kampionëve të botës në Brazil 2014 duke prezantuar modifikime. Pamje e vështirë. ‘RevoLowcion’ e tij ka qenë në gjysmë të rrugës. U përpoq që ta lë në bankë Ozilin dhe Khedirën kundër Suedisë si dhe Mullerin kundër Koresë … por asgjë nuk shkoi mirë. /GazetaFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera