Fokus

Këto janë detajet e emisionit më të ri, prodhim i Gazetës inFokus n’Konak

Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 09 August 2019

Të shtunën me fillim nga ora 18:00 do të nis emisioni më i ri, prodhim i Gazetës inFokus n’Konak.

E detajet e këtij emisioni që do të transmetohet në RTV Dukagjini, i ka shpalosur autori i saj, Kosovë Gjoci.

Gjoci në emisionin Dosier ka thënë se mysafir të emisionit do të jenë fytyra të ndryshme publike nga Kosova e Shqipëria, të cilët do t’i bëjnë konak Gazetës inFokus në shtëpitë e tyre.

-Advertisement-

“Qëllimi pse e kemi quajtur me emrin “Konak” është sepse të gjitha intervistat që do të jenë pjesë e emisionit do të realizohen në konakun e mysafirëve të mijë, që i bie se unë do të jem nikoqir i intervistës, por edhe mysafir i mysafirëve të mijë”, ka treguar fillimisht Gjoci.

Autori i emisionit gjithashtu ka thënë se beson se politikanët do të jenë më të sinqertë në pyetjet e gazetarit, kur intervistat bëhen në shtëpitë e tyre.

“Në momentin që ti ju shkon në konak edhe unë besoj se ata do të jenë më ndryshe kashi gazetarëve. Do të ketë ndoshta edhe biografi, do të flitet për jetën e tyre, për qëndrimet në politikë, por edhe për fusha të tjera”, ka theksuar Gjoci.

Mysafir i parë i Konakut, është shkrimtari i njohur Albatros Rexhaj.

E me të, Gjoci ka treguar se kanë bërë një përjashtim.

Pasi shkrimtari Rexhaj jetën e bënë mes Kosovës e Shqipërisë, intervista është realizuar në autostradën e Kombit.

Epizodi i parë i emisionit n’Konak do transmetohet të shtunën në RTV Dukagjini, me fillim nga ora 18:00. /Gazeta inFokus

LEXO EDHE:  https://gazetainfokus.com/infokus-sjell-nkonak-me-kosove-gjocin/?fbclid=IwAR26_UDT7onoYRta8uGbGrU-r-BulUwj5hCJcbAVehNiAjqt5QBf_M3vc9U

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera